By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
December 21, 2025
Policia jep detaje për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it serb
December 21, 2025
Recetë për sallatë patateje me krem
December 21, 2025
21 dhjetori shënon fillimin e dimrit
December 21, 2025
Persona të armatosur vrasin 10 persona në një të shtënë në Afrikën e Jugut
December 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KGJK: Raporti i Progresit vlerëson përkushtimin në sundimin e ligjit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KGJK: Raporti i Progresit vlerëson përkushtimin në sundimin e ligjit
Lajme

KGJK: Raporti i Progresit vlerëson përkushtimin në sundimin e ligjit

Kosova Times
Last updated: 2025/11/05 at 7:04 PM
Kosova Times Published November 5, 2025
Share
SHARE

 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mirëpritur publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën 2025, duke vlerësuar pozitivisht njohjen e përkushtimit të sistemit gjyqësor në forcimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e reformave të rëndësishme në drejtësi.

 

Në raport, Komisioni Evropian vlerëson angazhimin e KGJK-së për avancimin e transparencës, përmirësimin e performancës gjyqësore dhe zbatimin e masave për efikasitet më të madh, përfshirë miratimin e strategjive të reja për komunikim institucional, si dhe trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu, janë evidentuar përparime në zhvillimin e sistemit të vlerësimit të performancës dhe promovimin e publikimit të aktgjykimeve.

Raporti gjithashtu vlerëson pozitivisht trajtimin efektiv të ankesave nga Paneli i Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (PZAP) dhe Gjykata Supreme, gjatë procesit të zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë si një dëshmi të funksionimit të drejtë dhe të pavarur të sistemit gjyqësor.

Përmes një njoftimi KGJK thekson se gjatë periudhës raportuese ka miratuar Planin Strategjik për Komunikim në sistemin gjyqësor 2025–2027 dhe Planin Strategjik për trajtimin efikas të rasteve të korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe krimit të organizuar 2025–2027, si pjesë e përkushtimit për forcimin e sundimit të ligjit.

Këshilli nënvizon se mbetet i përkushtuar për përmirësimin e funksioneve menaxheriale, forcimin e mekanizmave të llogaridhënies dhe garantimin e cilësisë në punën e gjykatave. Po ashtu, pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit mbeten parime themelore, dhe çdo ndikim i papërshtatshëm është i papranueshëm.

Në vijim, KGJK thekson nevojën për zbatim më të qëndrueshëm të Sistemit të Informimit për Menaxhimin e Lëndëve (CMIS) dhe forcimin e zbatimit të kodit etik dhe procedurave disiplinore. Po ashtu, Këshilli konfirmon angazhimin për garantimin e transparencës dhe verifikimin e pasurisë së gjyqtarëve, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Në fushën e efikasitetit, KGJK thekson se janë ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e normës së zgjidhjes së rasteve, reduktimin e lëndëve të vjetra dhe zbatimin e digjitalizimit të proceseve gjyqësore, përfshirë përdorimin e pajisjeve audio-video në gjykata.

Në përmbyllje, Këshilli Gjyqësor i Kosovës riafirmon përkushtimin për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, duke garantuar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.

“Gjetjet e raportit janë një dëshmi e progresit të arritur në drejtim të forcimit të pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit,” thuhet në njoftimin e KGJK-së.

You Might Also Like

42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit

Policia jep detaje për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it serb

21 dhjetori shënon fillimin e dimrit

Edhe sot mot i vranët e me mjegull

Në Shqipëri mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë

Kosova Times November 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bh. Inteligjenca: Ish-forcat speciale afgane po kontrabandojnë emigrantë përmes Bosnjës dhe Hercegovinës

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Patriark i KOB-së u zgjodh Mitropoliti Daniel. E quajnë rusofil
India – Një ndërmjetës i pamundur paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës
Çmimi i një pushtimi. Çfarë humbi Rusia gjatë vitit të luftës në Ukrainë
Inzaghi: Na mungoi fati kundër Cityt, topi nuk donte të hynte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?