Ai u shpreh i bindur se kësaj here, puna e Përparim Ramës,  kandidatit për kryetar të komunës dhe stafit të tij, do të marrin rezultatin meritor, që është fitorja.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja,  Përparim Rama,  tha se për katër vitet e qeverisjes së tij, është investuar në infrastrukturë dhe arsim.

Ai premtoi tha se në mandatin e ardhshëm të gjitha shkollat do të bëhen me mësim tërë ditor, duke mundësuar kështu, sipas tij, që fëmijët prishtinas të jenë të barabartë me ata të Evropës.

Rama, shtoi se do të vazhdojë investimet edhe në art e kulturë, ndërsa për ndërtesat e vjetra,  premtoi rinovim, përfshirë edhe  rregullimin e të gjitha fontanave në kryeqytet.