Sipas tyre, ky raport thekson përmirësimin e vazhdueshëm në gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, me rritje të vendimeve përfundimtare dhe shqiptim të dënimeve.

Gjithashtu, thotë Prokuroria e Shtetit  se aty vlerësohet gjithashtu ngritja e aktakuzave për krime lufte në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2025, i cili vlerëson lartë punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë. Raporti thekson përmirësimin e vazhdueshëm në gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, me rritje të vendimeve përfundimtare dhe shqiptim të dënimeve. Vlerësohet gjithashtu ngritja e aktakuzave për krime lufte në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale thotë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.