By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Beckeret: Marrëdhëniet me Kosovën do të jenë thelbësore për anëtarësimin e Serbisë
November 6, 2025
Çfarë shkruan agjencia shtetërore ruse për bisedën midis Vuçiçit dhe Zelenskit dhe municionet serbe në Ukrainë
November 6, 2025
GLPS: Ngërçi politik ka ndikuar në stagnimin e progresit të Kosovës
November 6, 2025
Flloi punën shërbimi në laboratorin e Toksikologjisë
November 6, 2025
Reagon Bajrami: Murati mbajti 46 ditë buxhetin e Prishtinës në sirtar
November 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GLPS: Ngërçi politik ka ndikuar në stagnimin e progresit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > GLPS: Ngërçi politik ka ndikuar në stagnimin e progresit të Kosovës
Lajme

GLPS: Ngërçi politik ka ndikuar në stagnimin e progresit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/11/06 at 1:48 PM
Kosova Times Published November 6, 2025
Share
SHARE

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur sot konferencë për media ku ka shpalosur të gjeturat kryesore të Raportit për Vendin të përpiluar nga Komisioni Evropian për vitin 2024, ku thuhet se Kosova ka progres të limituar në 17 kapituj, në 11 njëfarë progresi, në 2 fare progres, dhe vetëm kapitulli për politika sociale dhe punësim ka shënuar progres të mirë në 2025.

 

Në raport janë nënvizuar edhe pasojat nga ngërçi politik e ku fjalët kyçe janë stagnim dhe progres i limituar.

Drejtoresha e GLPS-së, Njomza Arifi ka thënë treguar edhe pjesën se si janë vlerësuar zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Thënë këtë, pasojat e ngërçit politik vërehen në tërë raportin, dhe fjalët kryesore që karakterizojnë vlerësimin e këtij viti janë: stagnim dhe progres i limituar. Pra, edhe pse Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj Evropiane, realiteti politik i këtij viti ka pasur pasoja të mëdha dhe mund të konstatohet si një vit i shkuar dëm. Sa i përket disa prej fushave kyçe që GLPS mbulon, Raporti konstaton si më poshtë: Vlerësohet se zgjedhjet e 9 shkurtit kanë qenë të lira, por kritikohet vonesa për themelimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Theksohet vullneti për integrim evropian por ngecja politike ka shkaktuar stagnim në rrugën drejt BE-së. Kritikohet mungesa e vullnetit për ratifikimin e Marrëveshjeve të Facilitetit dhe Huasë për të përfituar nga Plani i rritjes. Po ashtu shkalla e zbatimit të reformave për Agjendën e reformave vlerësohet të jetë e pamjaftueshme”, deklaroi ajo.

Tjetër gjetje ishte që Serbia nuk bashkëpunon ndërkombëtarisht në lidhje me kërkesën e Republikës së Kosovës rreth hetimeve për sulmin terrorist në Banjskë dhe kanalin e Ibër Lepencit.“BE ka vlerësuar megjithatë pozitivisht progresin e vazhdueshme të Prokurorisë Speciale në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë, por paraqet si sfidë mungesën e bashkëpunimit bilateral të Serbisë që nga 2022. Po ashtu theks vihet edhe te mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar juridik në fushën penale nga ana e Serbisë në lidhje me kërkesat e Kosovës për ndihmën rreth hetimit të sulmit terrorist në Banjska dhe kanalit në Ibër Lepenc”, tha Arifi.

Kurse Besar Gërgi ka bërë të ditur edhe termat që janë përdorur në lidhje me Planin e rritjes.

“Në raport përmendet në terma shumë të qartë se qasja në fondet e Planit të rritjes kushtëzohet nga përparimi në procesin e Dialogut me Serbinë. GLPS konsideron se Kosova është duke rrezikuar seriozisht përfitimin nga fondet e Planit të Rritjes së BE-së, fakt për të cilin GLPS ka reaguar qysh në maj të këtij viti . Nga ky Plan është parashikuar që Kosova të përfitoj rreth 883 milion euro në total, ndërkaq në momentin e ratifikimit të Marrëveshjeve në Kuvend, Komisioni Evropian është zotuar të ekzekutojë një parapagesë prej 7% të kësaj shume (rreth 61.8 mil Euro). Fatkeqësisht, si pasojë e krizës politike,  Kuvendi nuk ka arritur t’i ratifikojë ato, përderisa shtetet e rajonit tashmë kanë filluar të pranojnë këstet e dyta në kuadër të këtij Plani”, tha ai në konferencën për media.

Më tej është nënvizuar edhe kushtëzimi i heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Heqja e masave kushtëzohet me transferimin paqësor të pushtetit në komunat veriore, pas zgjedhjeve të raundit të dytë që do të mbahet në 9 nëntor. Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, shihet qartazi një gjuhë më e balancuar nga ndërmjetësuesit e BE-së. Duke konsideruar këtë fakt dhe përbërjen e re në Komisionin Evropian, mbetet shumë e rëndësishme që partitë politike të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë për daljen nga ky bllokim politik. Duke qenë se të hyrat nga Plani i Rritjes lidhen drejtpërsëdrejti me suksesin në Dialog, koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me BE-në dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtar në këtë drejtim, mbetet thelbësor”, tha ai.

You Might Also Like

Reagon Bajrami: Murati mbajti 46 ditë buxhetin e Prishtinës në sirtar

Përgjaken rruget e Gollubocit të Malishevës – vriten dy vëllezvër, identifikohet dorasi

Kujdes! Mashtrime në emër të NEPTUN në rrjetet sociale

KQZ gati për balotazhin në 18 komuna

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Kosova Times November 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Edhe Kosova heq regjimin e stikerave

Kosova Times Kosova Times January 4, 2024
Emërohet u.d. i sekretarit të UP-së
Shqetësues takimi i Vuçiqit me ata që përgatitën sulmin e Banjskës
Forumi Intelektual i është bashkuar koalicionit AAK-NISMA
Moti me diell dhe pjesërisht i vranët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?