By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Rendimenti i boronicës këtë vit, më i miri ndër vite
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diplomacia kosovare demanton Serbinë për “çnjohjet”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Diplomacia kosovare demanton Serbinë për “çnjohjet”
Lajme

Diplomacia kosovare demanton Serbinë për “çnjohjet”

Kosova Times
Last updated: 2023/01/16 at 10:46 AM
Kosova Times Published January 16, 2023
Share
SHARE

Pretendimet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga nëntë shtete, po cilësohen të pavërteta nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Ambasadorë kosovarë kanë zhvilluar disa takime me diplomatë të shteteve që Serbia thotë se e kanë çnjohur Kosovën. Në këtë situatë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare kërkojnë angazhim më të madh të diplomacisë kosovare te shtet njohëse dhe jo njohëse, raporton RTK.

Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbudosi, Saint Lucia dhe Maldivet, janë nëntë shtete që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këto pretendime janë mohuar nga autoritetet kosovare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në një njoftim për media ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim në  ministri apo në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve  për tërheqjen e njohjeve.

Ndërkohë,  edhe ambasadorë të shtetit tonë, ditëve të fundit kanë zhvilluar takime me diplomat nga Libia, Gaboni, Somalia e Maldivet, ku është diskutuar për thellim të bashkëpunimit me këto vende.

Megjithatë analistët mendojnë që shteti i Kosovës duhet të këtë më shumë dinamikë në diplomacinë e jashtme.

Angazhimet e Serbisë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës nuk janë befasuese, thotë profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj. Tutje, ai thotë për Radio Kosovën se si kundërpërgjigje duhet një angazhim më i madh diplomatik i institucioneve të Kosovës te shtete njohëse e jo njohëse.

“Njohja e një shteti nuk është një akt momental. Në këtë aspekt, Kosova duhet të jetë e kujdesshme që të mirëmbajë marrëdhëniet, e pastaj të ofrojë bashkëpunim e sidomos me disa vende që kanë nevojë për projektet që vijnë nga jashtë, si vende të varfra”, thotë Murtezaj për Radio Kosovën. “Kosova duhet të punojë e të bëjë diplomaci të mençur në këtë kontest”, thotë ai. “Kjo pastaj do të pengonte influencën e Serbisë në vende të ndryshme”.

Në lidhje me sigurimin e njohjeve të reja, Murtezaj pohon se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një strategji mirëfilli të veprimit diplomatik.

Ndërkaq, profesori universitar, Arben Fetoshi, thotë se procesi i njohjeve është stagnuar edhe si pasojë e dialogut me Serbinë.

“Dialogu, duke qenë agjenda kryesore ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, natyrisht që të gjitha shtetet hezituese presin të shohin përparim, përkatësisht një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, në mënyrë që ato pastaj të lëvizin me njohjen e Kosovës”, thotë Fetoshi për Radio Kosovën.

Sipas të dhënëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Izraeli është vendi i fundit në listën e 117 shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës.

You Might Also Like

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Kosova Times January 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Jill Biden është pozitive me koronavirusin

Kosova Times Kosova Times September 5, 2023
Zhduket një burrë në Kaçanik
Opozita në Shqipëri paralajmëron protesta tjera
Shiste tanke ndërsa regjimi ra: Si përfitoi vëllai i Basharit, Maher al-Assad nga tradhtia
Analistët: Dokumenti për ndërtimin e të ardhmës Kinë-Serbi, absurd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?