Policia indoneziane njoftoi sot se disa dhjetëra persona u plagosën në një shpërthim në një xhami në Xhakarta, raporton Reuters.
Policia njoftoi se 54 persona u shtruan në spital dhe se hetimi për shkaqet e shpërthimit është duke vazhduar.
“Ne kemi marrë disa masa, të tilla si hetimi i vendit të krimit, ngritja e një kordoni policor dhe sterilizimi i zonës”, tha një zyrtar i policisë.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Indonezisë, Antara, raportoi një deklaratë nga Zëvendësministri i Sigurisë, Lodewajk Friedrich, i cili tha se në xhami ndodhën dy shpërthime.
Policia e armatosur me pushkë automatike po ruan portat e hekurta të kompleksit ku ndodhet xhamia, ndërsa ambulancat dhe automjetet e blinduara të policisë ishin në rrugë jashtë, raporton Reuters.
Kompleksi ndodhet në një zonë të dendur të populluar të Xhakartës.




