By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Për çfarë i shpenzon paratë njeriu më i pasur në botë? Ai jeton në një shtëpi modeste dhe shkon në punë me aeroplan
November 7, 2025
Padi e ngritur kundër OpenAI: Familjet e viktimave pretendojnë se ChatGPT i inkurajoi njerëzit të kryenin vetëvrasje
November 7, 2025
Mickoski: Maqedonia e Veriut po `bullizohet` në rrugën drejt BE-së
November 7, 2025
Arrestohet polici i dyshuar për aksidentin fatal në Prizren
November 7, 2025
Krasniqi: Totaj është kandidati i njerëzve që duan zhvillim
November 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mickoski: Maqedonia e Veriut po `bullizohet` në rrugën drejt BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mickoski: Maqedonia e Veriut po `bullizohet` në rrugën drejt BE-së
Rajon / Botë

Mickoski: Maqedonia e Veriut po `bullizohet` në rrugën drejt BE-së

Kosova Times
Last updated: 2025/11/07 at 11:28 PM
Kosova Times Published November 7, 2025
Share
SHARE

Pas më shumë se dy dekadash në “dhomën e pritjes” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut shpreson se pritja do të përfundojë më në fund, teksa kryeministri Hristijan Mickoski i tha Euronews se anëtarësimi i vendit është vonuar për shkak të “mosmarrëveshjeve artificiale”.

 

Edhe pse ishte ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që aplikuan për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë pak përparim në këtë rrugë gjatë dy dekadave të fundit.

“Mjerisht, vendi ynë është ende në të njëjtin vend si 25 vjet më parë, për arsye artificiale,” tha Mickoski. “Jo për shkak të kritereve të Kopenhagenit, jo për shkak të mungesës së përmbushjes së disa objektivave, por për shkak të disa mosmarrëveshjeve artificiale – si flamuri ynë kombëtar, emri i kombit tonë, ndryshimi i kushtetutës, ky apo ai ndryshim,” shtoi ai, raporton Euro News.

Me këtë, Mickoski iu referua vetos shumëvjeçare greke që çoi në ndryshimin e emrit të vendit, si dhe vetos së vazhdueshme të Bullgarisë për çështje që lidhen me të drejtat e pakicave, historinë dhe gjuhën.

Athina besonte se emri i vendit lidhej me rajonin e saj verior, ndërsa në vitin 2018, kjo çështje u zgjidh me Marrëveshjen e Prespës, përmes së cilës Shkupi pranoi emrin Maqedonia e Veriut dhe Greqia hoqi veton e saj.

Ndërkohë, vetoja e Sofjes ka të bëjë me akuzat se Maqedonia e Veriut po mosrespekton lidhjet e përbashkëta kulturore dhe historike me Bullgarinë. Bullgaria ka kërkuar reforma kushtetuese dhe arsimore si kushte për përparim në bisedimet e anëtarësimit të Shkupit në BE.

Mickoski e quajti këtë presion nga Bullgaria “presion politik dhe trajtim të padrejtë”.

“Ata janë brenda, ne jemi jashtë — kjo është pak si ngacmim (‘bullying’)… Ne duam të ulemi në tryezën e Brukselit dhe të dimë cila është çmimi tani, dhe nëse ky është çmimi i fundit që duhet të paguajmë,” tha ai.

Kryeministri maqedonas paralajmëroi gjithashtu se kjo qasje po minon parimet themelore të BE-së dhe mund të ndodhë sërish me vende të tjera që synojnë anëtarësimin.

“Nëse dikush guxon ta ngacmojë dikë tjetër që dëshiron të bëhet pjesë e klubit, pse të tjerët duhet të heshtin? Kjo nuk është normale… ndoshta kjo do të ndodhë sërish, sepse po funksionon,” theksoi Mickoski.

Ai i bëri thirrje Brukselit të reflektojë nëse rregulli i unanimitetit dhe të drejtës së vetos së shteteve anëtare është ende në përputhje me “parimet dhe vlerat” e themeluesve të Evropës.

Ndryshimet kushtetuese

Mickoski pyeti pse BE-ja pret lëshime vetëm nga Shkupi, ndërsa mbyll sytë për gjendjen e maqedonasve në Bullgari.

“Pse duhet ta ndryshojmë kushtetutën tonë atëherë? Pse nuk po flasim për komunitetin maqedonas në Bullgari? Po për të drejtat e tyre të njeriut? Ata nuk lejohen të regjistrojnë as një organizatë joqeveritare. Nuk po flasim për ndryshim të kushtetutës bullgare, por për një lloj reciprociteti,” tha ai.

Sipas tij, ky pabarazim e dëmton parimin e drejtësisë dhe barazisë mes vendeve anëtare dhe atyre kandidate. Megjithatë, pavarësisht tensioneve dhe vonesave, Mickoski theksoi se anëtarësimi në BE mbetet një zgjedhje strategjike për Maqedoninë e Veriut.

“Ne besojmë se e ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian. Dhe besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një vlerë e shtuar për vetë BE-në,” u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se qytetarët e vendit të tij po ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer dhe të hutuar nga mungesa e përparimit, duke pyetur se çfarë përfaqëson në të vërtetë BE-ja sot.

“Qytetarët e mi janë plot frustrim, më pyesin: mirë, zoti Kryeministër, çfarë tani? Nëse e bëjmë këtë, a do të jetë ky kushti i fundit apo do të ketë edhe të tjerë në të ardhmen?” tregoi Mickoski.

Megjithatë, ai theksoi se vendi i tij vazhdon të ndajë idealet themelore të Unionit.
“Pavarësisht gjithë atyre poshtërimeve dhe zhgënjimeve, dhe pavarësisht frustrimit që mbizotëron mes qytetarëve tanë, ne ende ndajmë të njëjtat vlera,” përfundoi Mickoski.

You Might Also Like

Për çfarë i shpenzon paratë njeriu më i pasur në botë? Ai jeton në një shtëpi modeste dhe shkon në punë me aeroplan

Gjyqësori turk ka lëshuar urdhër-arreste për Netanyahun dhe zyrtarët izraelitë

Trump për Orbán: Heqja dorë nga çmimi i naftës është shumë e vështirë, por po shqyrtohet

Zelensky: Lukashenko do të paguajë për lejimin e pushtimit të Rusisë nga Bjellorusia

Kompania hungareze e naftës MOL ka njoftuar gatishmërinë e saj për të hequr dorë nga furnizimet me naftë nga Rusia

Kosova Times November 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Mani sjell këngën e re “Pa dashni”

Kosova Times Kosova Times March 26, 2023
Turizmi forcon lekun në këmbim me monedhat e huaja
Një pensionist që tentoi t’i vinte zjarrin një zyre të regjistrimit ushtarak në rajonin e Leningradit u gjet i vdekur në banesën e tij
Moska dërgoi më shumë se 2.5 mijë mercenarë të huaj në luftën në Ukrainë brenda një viti
Ukraina rrit buxhetin për dronët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?