By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pak punë, shumë shije: Pulë në salcë domatesh – nga furra
January 13, 2026
Si nga një ëndërr blu: Një qytet shumë i veçantë që është i paharrueshëm
January 13, 2026
Rama premton ndërtimin e Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë
January 13, 2026
Hamza takon Walker: Është pranë nesh, si në janarin e vitit 1999
January 13, 2026
Videoja që tmerroi botën. Kjo është Republika Islamike e Iranit
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nesër vendosin Like-at e vërtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nesër vendosin Like-at e vërtet
Opinion

Nesër vendosin Like-at e vërtet

Kosova Times
Last updated: 2025/11/08 at 11:15 PM
Kosova Times Published November 8, 2025
Share
SHARE

Gjatë kësaj fushate për balotazh, kandidatëve u kane munguar vetëm hapja e tenderave për Like-t, duke marrë parasysh përdorimin e jashtëzakonshëm të internetit për prezantimin e fushatës se tyre. Pavarësisht apetiteve të kandidatëve, qytetarët e Kosovës kanë dhënë një verdikt të bazuar në rezultatet e secilit kandidat, të cilët gjatë mandatit katërvjeçar kane reflektuar pozitivisht. Dhe kjo është diçka që nuk kërkon koment.

Nga 38 komunat e Kosovës, 21 kanë përfunduar garën për kryetarë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, ndërsa 17 të tjera do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor. Në këto zgjedhje, ka pasur edhe një shkallë të lartë të vetëdijes së votuesve, duke u shprehur përmes zgjedhjeve të suksesshme në ato komuna ku kandidatë të ndryshëm kanë fituar në raundin e parë, përjashto kumtimet në komunat veriore me shumicë serbe.

Realisht, shumica e kandidatëve janë marrë me çështje që nuk janë kryesisht të rëndësisë së menjëhershme për qytetet, ose që ndërlidhen më shumë me administratën lokale. Politikat lokale janë të rëndësishme, por kryesisht janë fokusuar në çështje “të mërzitshme” si infrastrukturën rrugore ose shkolla, duke lënë anash cilësinë e shërbimeve shëndetësore, ujit të pijshëm nga gypat e vjetërsuar, kanalizimet me tubacione azbesti, ose zonat e gjelbëruara dhe elemente të mirëmbajtjes së ndërtesave.

Disa komuna kanë bërë përparime në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve, por problemi mbetet i qenësishëm. Ato qytete janë ende larg të qenit “qytete të shëndetshme”, duke u ndikuar nga faktorë si cilësia e ajrit, disponueshmëria e zonave të gjelbra, niveli i zhurmës, numri i palestrave dhe shërbimeve për rehati si spa-t, si dhe lehtësitë për këmbësorët. Ambientet natyrore dhe hapësirat e gjelbra po shndërrohen ne ndërtime masive, ku interesat klanore vazhdojnë të ndikojnë polarizimin urban dhe planifikimin zhvillimor.

Shumica e qyteteve tona kanë pak hapësira urbane që kombinohen mirë me natyrën, ku banorët mund të gjejnë një ekuilibër midis punës, rekreacionit dhe pushimit. Zhvillimi urban nuk ka ndjekur gjithmonë kujdesin për mjedisin, dhe kjo duket më së shumti në mungesën e një plani afatgjatë për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, nuk pati diskutime të thelluara rreth çështjeve konkrete, veçanërisht për ekonominë vendore. Megjithatë, gënjeshtrat që herë pas here shfaqeshin me stil më shumë se me përmbajtje, kanë filluar të zbehen. Është e rëndësishme të theksohet se shumica e qytetarëve nuk ranë pre e dezinformatave të përhapura në ekranet televizive ose në rrjetet sociale, të cilat shpesh janë laboratorë për psikopatët dixhitalë. Besojmë se ne balotazh qytetaret do te japin verdiktin për ata qe vërtet janë kreativ dhe qe kane dëshmuar me rezultatet e tyre pavarësisht pozicioneve te mbajtura dhe ngjyrimeve politike./kosovatimes

 

 

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Kosova Times November 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri për anulimin e Ligjit për Byronë: Fitore e shtetit të së drejtës

Kosova Times Kosova Times June 26, 2024
Lajçak e takon në Paris këshilltarin e Macronit për dialogun, diskutohen hapat e ardhshëm
Si strategët politikë rusë ndihmuan në ndërtimin e regjimit të Putinit – dhe më pas regjimi ua hoqi profesionin
Kievi mund të marrë tashmë “bomba inteligjente” me rreze të gjatë veprimi nga Shtetet e Bashkuara sot
Graishta në takim me përfaqësues të KFOR-it e drejtorë rajonalë të policisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?