Voton Abdixhiku: Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit
RTKLive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar sot në vendvotimin në Shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.
Ai tha e sot është festë dhe do të jetë festë kur të përfundon votimi. I pari i LDK-së, tha se nuk ka ndonjë ankesë dhe se LDK beson në demokraci.
“Sot në Kosovë, si gjithmonë, zgjedhjet trajtohen dhe janë festë. Ditë e mirë, mëngjes i mirë, dhe shpresojmë që do të jetë një proces i mbarë e i mirë, siç ka ditur gjithnjë populli i Kosovës të sillet në procese zgjedhore. Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit, sovranit, ashtu siç duhet të jetë gjithkund, dhe kështu vendoset fati i komunave tona për katër vitet e ardhshme. Jam i lumtur për nivelin demokratik që si shoqëri e tregojmë gjithmonë në procese zgjedhore. Disa çështje i marrim si të mirëqena, por më besoni që, në standardet e Ballkanit Perëndimor, e madje edhe të Evropës, mënyra se si i organizojmë zgjedhjet, si i pranojmë rezultatet dhe si e trajtojmë procesin zgjedhor, është një mrekulli e veçantë demokratike, me të cilën populli i Kosovës duhet të krenohet”, tha Abdixhiku
Ai ka shtuar se “ Festë do të jetë sot, festë do të jetë data e 9 nëntorit, kur përfundon procesi i votimit”.
Kurse sa i përket çështjes se zgjedhjeve parlamentare, ai tha se “dita e nesërme do të kthejmë fokusin te zgjedhjet nacionale.




