By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tiramisu në një gotë me mandarina të karamelizuara
November 10, 2025
Kundër bullizimit në shkolla – Policia ndërgjegjëson nxënësit me ligjërata
November 10, 2025
Nis dëshminë në Hagë, Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit
November 10, 2025
Të rinj spanjollë u arrestuan në Egjipt. “Ata bënë foto të papërshtatshme pranë piramidave”
November 10, 2025
Kina rifillon furnizimin me çipa kyç për industrinë evropiane të automobilave
November 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Danas: Milan Vukashinoviq në gjendje të rëndë, institucionet heshtin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Danas: Milan Vukashinoviq në gjendje të rëndë, institucionet heshtin
Rajon / Botë

Danas: Milan Vukashinoviq në gjendje të rëndë, institucionet heshtin

Kosova Times
Last updated: 2025/11/10 at 1:31 PM
Kosova Times Published November 10, 2025
Share
SHARE

Milan Vukashinoviq nga Leposaviqi, i cili u plagos rëndë më 1 nëntor afër fshatit Jelakcë në Kosovë, në rrethana ende të paqarta, ndodhet në gjendje të rëndë, kanë bërë të ditur burime nga Qendra Klinike Universitare e Nishit për gazetën serbe Danas.

 

“Pacientit iu hoq një veshkë, nëpër të cilën kishte kaluar plumbi, dhe iu drenua kraharori, gjë që përbënte kërcënim të menjëhershëm për jetën e tij. Ai u intubua dhe tani është i ekstubuar (pra, i hequr nga aparati i frymëmarrjes) dhe i vetëdijshëm. Plumbi i dytë, që ndodhet në shtyllën kurrizore, ende nuk është hequr”, kan thënë burimet e spitalit, shkruan Danas.

Sipas tyre, Vukashinoviq po trajtohet në kujdesin intensiv të Klinikës për Anestezi, Reanimacion dhe Terapi Intensive.

Ndërkohë, Qendra Klinike e Nishit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria nuk kanë dhënë asnjë informacion zyrtar për dhjetë ditë rresht lidhur me këtë rast.

Një përjashtim ishte një lajm i publikuar më 7 nëntor në disa media proqeveritare, sipas të cilave Vukashinoviq, i lidhur me raste të spiunazhit nga Agjencia e Sigurisë dhe e Inteligjencës (BIA), u plagos gjatë një përpjekjeje për t’u arratisur në momentin e arrestimit.

Avokati i familjes Vukashinoviq, Ivan Niniq, ka deklaruar se Vukashinoqivq “është qëlluar nga një plumb serb, nga prapa”, ndërsa policia e Kosovës ka njoftuar më 3 nëntor se kishte marrë informacione se ai “ishte plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria Serbe brenda territorit të Kosovës”.

Niniq, i cili ishte i pari që informoi publikun për rastin më 3 nëntor, vlerëson se institucionet kompetente po heshtin me qëllim, “duke pritur të shohin nëse Vukashinoviq do të mbijetojë në spitalin e Nishit, pasi versioni zyrtar i ngjarjes do të varet nga fakti nëse ai do të ‘flasë’ apo jo”.

Sipas të dhënave që ka Ninië, “persona të veshur me uniforma ushtarake, me kapuçë dhe me xhipa pa targa” dyshohet se kanë marrë pjesë në plagosjen dhe rrëmbimin e Vukashinoviq-it.

Ai shtoi se “ka shumë të ngjarë që Milani të jetë plagosur nga një snajperist i Ushtrisë Serbe”, duke shprehur dyshime edhe për versionin e Policisë së Kosovës në lidhje me përfshirjen e Xhandarmërisë.

Megjithatë, në rrjetet sociale ai ka ngritur pyetjen nëse, “përveç anëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe, ka marrë pjesë ndokush tjetër në këtë ngjarje dhe në veprimet që pasuan më pas”.

Familja e Vukashinoviq-it ka deklaruar se më 1 nëntor ai kishte shkuar pranë vijës kufitare për të marrë një mik të tij, një anëtar aktiv i ushtrisë serbe

Një javë pas plagosjes, disa media proqeveritare publikuan lajme të ngjashme, sipas të cilave anëtarë të BIA-s, në bashkëpunim me autoritete të tjera shtetërore, kishin arrestuar dy persona nga strukturat e sigurisë në zonën e Rashkës për dyshime spiunazhi, si vazhdim i “aksionit të 1 nëntorit, kur u arrestua Milan Vukashinoviq”.

Sipas deklaratave të BIA-s, Vukashinoviq dyshohet se kishte tentuar të arratisej gjatë arrestimit, prandaj forcat e sigurisë kishin përdorur armë zjarri, duke e plagosur.
“Ai mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje, u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Nishit për trajtim dhe më pas u vendos në paraburgim”, thuhej në njoftim.

BIA shtoi gjithashtu se të arrestuarit dyshohen se “për një periudhë të gjatë kohore kanë mbledhur informacione konfidenciale me rëndësi për sigurinë e Republikës së Serbisë dhe i kanë përcjellë ato shërbimeve të inteligjencës shqiptare”.

Ndërkohë, mediat proqeveritare kanë vënë shpesh në shënjestër Vukashinoviq-in për shkak të konflikteve të tij me Listën Serbe dhe me Milan Radoiçiqin.

You Might Also Like

Të rinj spanjollë u arrestuan në Egjipt. “Ata bënë foto të papërshtatshme pranë piramidave”

Kina rifillon furnizimin me çipa kyç për industrinë evropiane të automobilave

Nicolas Sarkozy lirohet nga burgu

Tentoi ta parandalonte vjedhjen, goditet me thike rusi per vdekje nga grabitesi

Putin marrëveshje me Modin për importin masiv të punëtorëve nga India në Rusi

Kosova Times November 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Për një familje 2-anëtarëshe, fatura e rrymës mbi 200 euro

Kosova Times Kosova Times December 27, 2023
Escobar: Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
Vdes në një aksident tragjik 17-vjeçari shqiptar në Itali
95% e familjeve ruse u mungojnë paratë për të gjitha nevojat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?