Forca e Sigurisë thotë se ky simpozium shënon një moment historik për Akademinë e Mbrojtjes, duke e pozicionuar Kosovën në hartën ndërkombëtare të bashkëpunimit ushtarak dhe akademik.

“Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të ndajnë përvoja, ide dhe praktika më të mira në fushën e arsimimit ushtarak, lidershipit, inovacionit pedagogjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për siguri dhe stabilitet”, thotë FSK-ja.

Ata e kanë quajtur hap të rëndësishëm për avancimin e edukimit ushtarak në Kosovë dhe për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në paqe, zhvillim dhe siguri globale.