Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e strategjive të përbashkëta dhe rritjen e mbështetjes për komunitetet joshumicë, me fokus në luftimin e diskriminimit, promovimin e bashkëjetesës, nxitjen e punësimit, avancimin e edukimit dhe rritjen e ndjeshmërisë për përfshirje shoqërore.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e punësimit dhe përfshirjen e komuniteteve minoritare në vendimmarrje, duke theksuar se gjatë këtij mandati janë ndërmarrë një sërë projektesh që kanë synuar përmirësimin e pozitës së këtyre komuniteteve, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Organizata VoRAE, ndërkaq, prezantoi angazhimet e saj në promovimin e drejtësisë shoqërore, barazisë dhe përfshirjes institucionale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, përmes inicativave kombëtare dhe rajonale në fushat e arsimit, punësimit, strehimit dhe pjesëmarrjes politike, në partneritet me donatorë dhe institucione evropiane.