By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale
December 12, 2025
Ekspozita `Shtëpi` hapet sonte në Galerinë Kombëtare
December 12, 2025
Policia e Kosovës dhe CEPOL forcojnë partneritetin profesional
December 12, 2025
Peticion për minatorët,kërkohet hartimi i Listës së Sëmundjeve Profesionale
December 12, 2025
Arrestohet nobelistja e Paqes, Narges Mohammadi
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Durkee: UÇK e gatshme të gjente mënyra që të merrnin mbështetjen e NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Durkee: UÇK e gatshme të gjente mënyra që të merrnin mbështetjen e NATO-s
Lajme

Durkee: UÇK e gatshme të gjente mënyra që të merrnin mbështetjen e NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2025/11/12 at 5:21 PM
Kosova Times Published November 12, 2025
Share
SHARE

Ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, gjatë dëshmisë në Hagë, u pyet për takimin që ka thënë se e ka shoqëruar shefin e tij me Hashim Thaçin. Atij iu shfaq edhe një dokument si provë nga mbrojtja.

 

Në dokument si pjesë e delegacionit shiheshin emrat e Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Blerim Shalës, Edita Tahirit, Mehmet Hajrizit, Fehmi Aganit e Gjergj Dedajt.

“Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë Thaçi dhe Krasniqi, emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, tha ai gjatë dëshmisë së tij.

“ Ju thoni se qëllimi i takimit ishte që pjesërisht Clark dëshironte të kuptonte më mirë synimet politike të UÇK-së dhe kapacitetet ushtarake në rast se do të urdhërohej dhe do të kryhej një operacion ushtarak. Pse ishte e rëndësishme të kuptoheshin synimet politike të UÇK-së në këtë kohë?”, pyeti mbrojtja dëshmitarin.

Ai tha se çdo komandant ushtarak që mendon për misionin është e rëndësishme për të ditur cili është mjedisi në terren.

“Nuk mund të kryesh ti operacionin ushtarak pa e ditur se kush do të jenë aktorët kryesor, çfarë aftësish kanë, çfarë synimesh, çfarë objektivash kanë ata. Në çfarë mënyrash ata mund të kërcënohen nëse mund të ndihmojnë misionin që mund të jenë në përgatitje e sipër”.

“Çfarë përfundimi u nxor pas këtij takimi, sa i përket synimeve politike të UÇK-së”, pyeti tutje Tavakoli?.

“Mendoj se në atë pikë Clark po mendonte se deri në çfarë mase ata mund të bëheshin bashkëpunues të misionit”.

“Për kënd keni fjalën?”, pyeti Tavakoli.

“E kam fjalën për UÇK-në ose mund të bëheshin në thonjëza armiq të misionit dhe në këtë rast do duhej që të merrnim veprime ndaj tyre. Pra duhet të dinim nëse do të kishim të bënim me partner ose armiq”, tha ai.

Kur u pyet tutje se çfarë përfundimi nxorën, dëshmitari i mbrojtjes tha se në atë pikë UÇK-ja përbënte potencial për bashkëpunim, por ishte herët për ta thënë këtë me saktësi.

“Pse mendon se kishin potencial që të ishin bashkëpunëtorë?”, pyeti tutje Tavakoli.

“Sepse ishin shumë të gatshëm të gjenin mënyra që të merrnin mbështetjen e NATO-s për fushatën ajrore për t’i rezistuar shtypjes serbe”, tha dëshmitari Durkee.

“Si e demonstruan këtë gatishmëri ata?”, ishte pyetja tjetër e mbrojtjes.

“Sepse ata vazhdonin të pyesnin nëse mund të bombardonim serbët, sepse ata e dinin çfarë përvoje kishte pasur Bosnja në të cilën NATO kishte ushtruar kompetencat e veta.  Ishin shumë të gatshëm të gjenin mënyra”.

Dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes, Durkee nis dëshminë në Hagë

Ka filluar dëshmia e një tjetër dëshmitari të mbrojtjes sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, pas dëshmisë së Christopher Hill e cila përfundoi gjatë ditës së sotme.

Michael Durkee është dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes   në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Tash oficer në pension, por dikur këshilltar i katër komandantëve të lartë të NATO-s, përfshirë edhe gjeneralin Wesley Clark-un, sipas Nina Tavakolit nga ekipi i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Durkee në kuadër të përgjegjësive të tij ka marrë pjesë në një takim mes gjeneralit Clark dhe delegacionit të Kosovës në Rambuje, ku thotë se ku ka komunikuar me Hashim Thaçin.

“Clark dhe Durkee krijuan përshtypjen se udhëheqësit e UÇK-së donin pavarësinë e Kosovës, por nuk kishin një strategji të qartë ushtarake, nuk kishin mundësi të realizonin këtë qëllim”, tha Tavakoli gjersa tregoi pak rreth dëshmisë që do ta paraqesë dëshmitari i mbrojtjes.

Gjithashtu sipas saj, ai do të japë komentet e tij lidhur me dhunën pas luftës që tha se gllabëroi Kosovën në vitin 1999.

“Sipas tij ka qenë një reagim social i shtrirë gjithandej që nuk mund ta kontrollonte as KFOR-i as UÇK-ja, nuk ishte i koordinuar nga lart, por ishte një reagim spontan i motivuar nga dëshira për shpagim, hakmarrje dhe gjakmarrje. Udhëheqja e UÇK-së nuk ishte në gjendje të kontrollonte dhunën sepse emocionet e njerëzve që ishin larguar, ishin aq të forta sa që ishte e vështirë të kontrollohet, por edhe për faktin se UÇK-ja nuk kishte një linjë komanduese të fortë. Sipas Durkee Thaçi nuk kishte asnjë motiv të nxiste dhunën nga ana e UÇK-së, por bëri çdo përpjekje për të zbutuar rastet e dhunës, sepse nëse do të urdhëroheshin akte dhune, sidomos dhunë etnike, kjo rrezikonte marrëdhëniet me ndërkombëtarët që Thaçi kërkonte ta realizonte, pra të kishte një marrëdhënie të mirë me ta”, deklaroi në fillim Tavakoli, rreth asaj që pritet të thotë dëshmitari Durkee .

You Might Also Like

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Policia e Kosovës dhe CEPOL forcojnë partneritetin profesional

Peticion për minatorët,kërkohet hartimi i Listës së Sëmundjeve Profesionale

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kosova Times November 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Donanemab, ilaç me rezultate premtuese kundër Alzheimerit

Kosova Times Kosova Times July 17, 2023
Sonte finalja e Kupës së Mbretit, Muriqi synon triumfin
Fluks në Shëngjin e Velipojë, automjetet bllokohen për orë tëra në trafik
Chashushuli gjeorgjiane (mish viçi)
“Familjarët po vdesin me sy hapur”: Deklarata për të zhdukurit vetëm në letër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?