By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi e njofton Sorensenin se Serbia bllokon mjetet e Kosovës për Luginë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi e njofton Sorensenin se Serbia bllokon mjetet e Kosovës për Luginë
Lajme

Bislimi e njofton Sorensenin se Serbia bllokon mjetet e Kosovës për Luginë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/13 at 2:45 PM
Kosova Times Published November 13, 2025
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi thotë se e ka njoftuar përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Peter Sørensen se Serbia, po i bllokon mjetet e Kosovës të destinuara për Luginën e Preshevës.

 

Bislimi në një postim në Facebook, ka thënë se Serbia tre herë radhazi ka bllokuar të hollat e dërguara nga Kosova dhe i ka refuzuar ato pa asnjë bazë ligjore.

“Sot kam njoftuar z. Peter Sørensen, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, lidhur me një çështje serioze që tashmë ka marrë karakter të pengesës sistemike ndaj të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 3,650 fëmijë shqiptarë në Luginë janë duke përdorur 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, pas kërkesës zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Qeveria jonë ka zbatuar plotësisht dhe në kohë të gjitha detyrimet e saj ligjore dhe institucionale”, tha ai.

Sipas tij, megjithatë, pagesa përkatëse prej 304,511.16 euro, e destinuar për furnizimin me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin institucional të KKSH-së, është bllokuar tre herë radhazi nga banka pranuese në Serbi. Në të tre rastet, transferi është refuzuar. Mjetet po refuzohen pa dhënë asnjë arsye ligjore, teknike apo rregullatore.

“Pra ky nuk është gabim teknik. Kjo paraqet një model të qëllimshëm administrativ që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme dhe transparente për komunitetin shqiptar në Luginë. E njëjta qasje është vërejtur edhe në anulimin e vendimit të KKSH-së për programin e subvencioneve bujqësore për fermerët shqiptarë, pavarësisht se të gjitha procedurat ligjore dhe verifikimet ishin përfunduar plotësisht. Këto veprime nuk janë raste të izoluara, por tregues të një qasjeje të strukturuar të pengimit administrativ. Institucionet e Kosovës i kanë vënë në dispozicion Bashkimit Evropian të gjitha provat dokumentare: komunikimet SWIFT, kthimet e bankave dhe dokumentacionin e vendimeve qeveritare. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj procesit të dialogut, por nuk mund të qëndrojë indiferente kur mekanizmat administrativë përdoren për të cenuar të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha ai.

You Might Also Like

Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm

Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze

Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët

Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’

Kosova Times November 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Parku tematik evropian

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Peci premton transparencë dhe projekte konkrete për Mitrovicën
Aktakuzë për vrasje të rëndë në Prizren
Politico: Macron “e do Telegramin” dhe njerëzit rreth tij përdorin në mënyrë aktive mesazherin
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?