Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 31 tetor 2025, rreth orës 23:50, në rrugën “William Wolker” në Prizren.

I pandehuri dyshohet se ka depërtuar në banesën e të dëmtuarës V.K., duke shfrytëzuar faktin se ajo ishte jashtë shtetit dhe duke pasur çelësat e derës. Nga banesa, ai dyshohet se ka marrë para të gatshme 3.000 euro, ari: 15.000 euro, si dhe 8 çanta krahu të markave të ndryshme, në vlerë prej 3.000 euro”, thuhet në njoftim

Sipas Prokurorisë, dëmi total material i shkaktuar dyshohet të jetë rreth 21.000 euro.

Prokuroria Themelore në Prizren  therkson se do të vazhdojë të luftojë kriminalitetin dhe të sigurojë sundimin e ligjit.