Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare dhe kryesisht në relievet malore në lindje.
Era do të fryrë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë./atsh
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 7/21 | Diell |
| Kukës | 5/20 | Diell |
| Lezhë | 6/20 | Diell |
| Dibër | 4/17 | Diell |
| Durrës | 9/22 | Diell |
| Tiranë | 11/23 | Diell |
| Elbasan | 10/23 | Diell |
| Berat | 6/23 | Diell |
| Vlorë | 11/21 | Diell |
| Korçë | 2/18 | Diell |
| Gjirokastër | 4/22 | Diell |
| Sarandë | 11/21 | Diell |




