“Gjatë procesit të monitorimit, në fokus ishin të gjitha format e prezantimit medial të fushatës zgjedhore, përfshirë në mes tjerash: reklamimin politik me pagesë dhe pa pagesë, edicionet e lajmeve, pikat politike reklamuese, kronikat zgjedhore dhe intervistat e debatet e transmetuara nga ora 12:00 deri në orën 24:00”, thotë KPM-ja.

Sipas KPM-së aspekti i përfaqësimit gjinor nuk është marrë parasysh gjatë monitorimit të kësaj periudhe, meqë në raundin e dytë të zhvilluar në 18 komuna ku në garë ishin 36 kandidatë, nuk kishte asnjë kandidate grua.

“Janë monitoruar programet e OSHMA-ve nga ora 12:00 deri më 24:00, duke vlerësuar: paanshmërinë në raportim, hapësirën për subjektet politike (SCP), përdorimin e gjuhës, respektimin e rregullave gjatë heshtjes zgjedhore, etj”, thotë KPM-ja.

Komisioni i pavarur i medieve ka bërë të ditura gjetjet kryesore, duke thënë se “janë gjetur shkelje si: mos deklarim të mbulimit të fushatës, mos publikim të orarit dhe çmimores, mos sjelljen e Ditarëve A pa pagesë dhe B me pagesë, mosidentifikim i duhur i reklamimit politik, mos ofrim të minimumit të kohës për transmetim politik pa pagesë (pika reklamuese politike pa pagesë, programe diskutimi, debate dhe intevista) për të gjitha SCP-të dhe mosrespektim të heshtjes zgjedhore”, thotë KPM-ja.

Raportin e plotë preliminar mund ta gjeni këtu: