By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Autobusi përplaset me stacionin e autobusëve në qendër të Stokholmit, disa të vdekur
November 14, 2025
Azerbajxhani reagon ashpër: “Iskander” rus shkatërron murin e ambasadës në Kiev, del video e dëmit
November 14, 2025
Ndalohen tre persona në Ratkoc, sekuestrohen armë
November 14, 2025
Hajdari për rezervat shtetërore: Duhej të mbronim sigurinë tonë kombëtare
November 14, 2025
ASK: Bie numri i lindjeve në muajin shtator 2025
November 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Weber: Shqipëria, një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Weber: Shqipëria, një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë
Lajme

Weber: Shqipëria, një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 2:30 PM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Anke Weber deklaroi sot se Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë, ndërsa konfirmoi se për vitin 2026 parashikohet rritje reale e PBB-së në 3,6%.

Ndërsa analizoi ecurinë e ekonomisë dhe financave shqiptare, Weber prezantoi rekomandimet e FMN-së për institucionet shqiptare.

Për vitin 2025, Weber tha se FMN parashikon një rritje reale të PBB-së në 3,5%, nxitur nga kërkesa e fuqishme e brendshme dhe sektori i fortë i turizmit.

Politikat e kujdesshme fiskale, sipas saj, kanë çuar në një ulje të jashtëzakonshme të borxhit publik gjatë viteve të fundit, ndërkohë që politika proaktive monetare ka ndihmuar që edhe inflacioni të ulet nën objektiv.

Nga ana tjetër Weber theksoi se sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid dhe disbalancat e jashtme janë tkurrur në mënyrë të konsiderueshme.

Sipas shefes së FMN-së, “numri i papunësisë ka arritur nivele të ulëta historike”.

Por pavarësisht kësaj tabloje të favorshme, Weber nënvizoi se mbeten disa sfida.

“Trysnia fiskale, përfshi shpenzimet sociale dhe ato për mbrojtjen mund të gërryejnë hapësirat fiskale nëse nuk trajtohen”, tha ajo.

Në këtë drejtim, FMN rekomandon rritjen e të ardhurave relativisht të ulëta duke realizuar shpenzimet tatimore dhe duke çuar përpara reformat në taksën e pronës. Po ashtu, sipas saj, duhet forcuar administrimi i të ardhurave tatimore përmes teknologjisë së informacionit dhe përmirësimeve bazuar në të dhëna.

Sipas saj, këto duhet të vazhdojnë duke pasur reforma strukturore fiskale për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe transparencën fiskale.

Duke folur mbi sektorin financiar, Weber u shpreh se “jemi të vetëdijshëm për rreziqet e reja që po dalin dhe që kërkojnë vëmendje nga afër”.

“Është parë në fakt një rritje e fortë në huadhënien bankare, pjesë që duhet të menaxhohet me kujdes. Bashkëpunimi mes institucioneve dhe një qeverisje e fortë do të mbeten thelbësore”, tha ajo.

Po ashtu, për të përmbushur angazhimin e qeverisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian në vitin 2030, Weber theksoi se duhen reforma gjithëpërfshirëse mbi kapitalin njerëzor, tregjet e punës, sundimin e ligjit dhe rregullat e biznesit.

“Ne mbetemi thellësisht të përkushtuar të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugëtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet për të nxitur stabilitetin makroekonomik dhe standarde më të larta jetese. Ndërkohë, FMN po shënon përparim dhe po ngre një qendër të re rajonale për ndihmë teknike për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë në 2027”, shtoi ajo.

You Might Also Like

Ndalohen tre persona në Ratkoc, sekuestrohen armë

Hajdari për rezervat shtetërore: Duhej të mbronim sigurinë tonë kombëtare

ASK: Bie numri i lindjeve në muajin shtator 2025

Burri vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra

Kurti: Belgjika mbështetëse e vazhdueshme e sovranitetit dhe integrimit

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti dhe kreu i Komunës Strigari të Kalabrisë flasin për bashkëpunim

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Kurti në Londër: Ka shumë xhelozi, inat e cinizëm – zgjedhjet alternativë
KPK reagon pas shkarkimit të Agron Bekës: Kuvendi bëri shkelje ligjore
Osmani publikon fotografi me Trumpin e Macronin: Aleanca euroatlantike
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres viziton Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?