By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Autobusi përplaset me stacionin e autobusëve në qendër të Stokholmit, disa të vdekur
November 14, 2025
Azerbajxhani reagon ashpër: “Iskander” rus shkatërron murin e ambasadës në Kiev, del video e dëmit
November 14, 2025
Ndalohen tre persona në Ratkoc, sekuestrohen armë
November 14, 2025
Hajdari për rezervat shtetërore: Duhej të mbronim sigurinë tonë kombëtare
November 14, 2025
ASK: Bie numri i lindjeve në muajin shtator 2025
November 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hajdari për rezervat shtetërore: Duhej të mbronim sigurinë tonë kombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hajdari për rezervat shtetërore: Duhej të mbronim sigurinë tonë kombëtare
Lajme

Hajdari për rezervat shtetërore: Duhej të mbronim sigurinë tonë kombëtare

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 4:46 PM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Pak ditë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale për çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se pretendimi i Prokurorisë se vendimi ishte i kundërligjshëm nuk qëndron dhe, sipas saj, afirmon vetëm tendencën politike të Prokurorisë Speciale ndaj Qeverisë Kurti.

 

Hajdari tha se sigurimi i rezervave shtetërore të mallrave ishte jetik, sepse siguria kombëtare ishte në rrezik dhe kërkohej veprim i menjëhershëm i institucioneve.

“Mosmundësia e sigurimit të mallrave bazike dhe konsolidimit të rezervës shtetërore është dëshmuar nga tri procedura të divizionit të prokurimit të ministrisë, por këto fakte Prokuroria Speciale nuk i ka marrë parasysh gjatë hetimeve ndaj nesh”, deklaroi ajo në konferencën për media.

Ajo shtoi se periudha shkurt–mars 2022, me shpërthimin e luftës në Ukrainë, ishte ndër më sfidueset për sigurinë ushqimore globale dhe rajonale. Ukraina, si një nga eksportuesit kryesorë të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, ndaloi menjëherë eksportin e këtyre produkteve për të siguruar furnizimin e brendshëm.

“Kjo lëkundje e menjëhershme në zinxhirin global të furnizimit ndikoi që, në javët e para të luftës, shumë shtete të fillonin me ndalimin e eksportit të produkteve bazë për jetesë. Ky ishte një reagim i natyrshëm ndaj panikut të krijuar në tregjet ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Ministrja në detyrë tha se sigurimi i produkteve bazë përbën një shtyllë themelore të sigurisë shtetërore, sepse këto produkte janë baza absolute e ushqimit të popullsisë.

“Në çdo situatë krize, qoftë konflikt ushtarak, krizë ekonomike, fatkeqësi natyrore apo ndërprerje e zinxhirit të furnizimit, shteti duhet të garantojë që qytetarët të kenë qasje në ushqimet bazë që mbajnë gjallë familjet, funksionimin e institucioneve dhe të shoqërisë sonë. Pa furnizim stabil të këtyre produkteve, krijohet pasiguri sociale, panik, rritje çmimesh dhe potencialisht destabilizim ekonomik e politik”, u shpreh ajo.

Sipas Hajdarit, në shkurt dhe mars 2022 ministria, konkretisht Departamenti për Rezervat Shtetërore, nuk kishte mundur të siguronte as të pranonte ndonjë ofertë për mallrat bazike, për shkak të mungesës së furnizimit në tregun vendor, pasi shumë shtete kishin ndaluar eksportet dhe dhjetëra operatorë ekonomik nuk mund të furnizonin.

“Si rezultat i tri shpalljeve publike që dështuan në konsolidimin e rezervave shtetërore, dhe si pasojë e shpërthimit të luftës në Ukrainë, miratuam kërkesën e Departamentit të Rezervës Shtetërore që të na mundësohej përjashtimi nga procedurat e prokurimit për furnizim me produktet e rezervës shtetërore, sipas ligjeve në fuqi. Kjo kërkesë u përgatit nga departamenti ligjor i ministrisë”, tha ajo.

Vendimi, sipas saj, u mor për dy arsye.

“Së pari, sepse në kohë lufte ishte thelbësore të mbronim sigurinë tonë kombëtare duke siguruar ushqimet esenciale për mbijetesë; dhe së dyti, sepse një procedurë e tillë ishte e paraparë dhe e lejuar me ligj. Vendimi i qeverisë nuk ka ndërmarrë asgjë më shumë apo më pak sesa atë që lejojnë ligjet përkatëse në fuqi”, theksoi ajo.

Hajdari tha gjithashtu se gjatë qeverisjes së tyre, rezervat shtetërore shënuan rritjen më të lartë ndonjëherë.

“Kjo është një ndryshim i madh krahasuar me qeverisjet e kaluara, të cilat e kishin lënë rezervën shtetërore në gjendje të mjerueshme, të vjedhur dhe duke cenuar sigurinë kombëtare të popullsisë sonë”, deklaroi ajo.

Hajdari tha se në ministri kanë marrë dokumente të klasifikuara dy policë pa certifikatë të sigurisë.

“Të gjitha të ashtuquajturat prova  të Prokurorisë Speciale, janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e prokurorin, Valdet Gashi, i cili i ka dërguar në ministri pa certifikatë të sigurisë më 1 gusht të vitit 2023, kur dy policë hetues pa certifikatë të sigurisë, pa leje për qasje në këto dokumente të klasifikuara si sekret kanë marrë materialin brenda një ore”, tha Hajdari.

Sipas saj, rrezikimi i fshehtësisë shtetërore është bërë nga Prokuroria Speciale e disa media dhe jo nga ajo.

“Së fundi, por jo edhe nga rëndësia, ju qytetarë duhet të njoftoheni se nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë e Tregtisë kemi vepruar në urgjencë për të gjetur ndonjë shtet mik apo kompani që do t’i hapte dyert ndaj eksportit të produkteve bazë në këtë periudhë, shkurt-mars 2022. Kontratat që janë nënshkruar për produktet  bazike ishin jetike për të gjithë ne. Një nga produktet bazë ka arritur, por sipas ngarkesave të pranuara në sasi më të vogël se sa ajo e paguar. Ministria ka bërë padi kundër kompanisë në fjalë për të sqaruar deri në detajin më të vogël për çdo segment të procedurës dhe rezultatin e saj final, pra qoftë edhe sasi shumë e vogël kundrejt blerjeve”, vijoi ajo.

Ministrja në detyrë tha se para se të krijonin komunikime me operatorët e ekonomik, Ministria ka konsultuar AKI-në dhe në bazë të konsultimeve dhe rekomandimeve nga AKI-ja kanë filluar dy procese.

“Një proces ka qenë nga AKI, rekomandimi i AKI-së gjersa është situata shumë urgjente të shkonim me procedurë të shpejtë me udhëzimet që i ka dhënë AKI, janë udhëzime sekrete këto. Pastaj të fillonim me procedurën afatgjatë që duhet të konsolidohet që duhet të pajisen edhe ata zyrtarë të Departamenti të Rezervës Shtetërore që nuk kanë ceri9tifikatë sigurie të pajisen në kohë 6 muaj, sepse duhet një verifikim, një plotësim i pyetësorit nga AKI, duhen shumë procese për tu verifikuar e pajisur me certifikatë sigurie një zyrtar. Asnjë operator ekonomik nuk ka guxuar të krijojë as grup në “WhatsApp”, pa nënshkruar dokumentet që janë kërkuar sipas udhëzimeve të AKI-së për të mbrojtur dhe ruajtur sekretin shtetëror, janë plotësuar dokumentet janë nënshkruar dokumentet dhe nuk është vetëm një , janë shumë, janë dhjetëra. Janë shumë kontrata të klasifikuara sekret”.

Ajo ka thënë se Prokuroria po e ndjekë politikisht për të luftuar qeverinë.

“Qeverinë e cila atë dhe shefin e tij, Blerim Isufajn nuk lejoi të avancohen  në pozita ku do të vazhdonin të vepronin në dëm të shtetit e për interesa të ndryshme, duke mos anashkaluar ato të Serbisë, si në rastin kur kanë anuluar urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiq”, tha ajo.

Ministrja në detyrë, tha se kryeministri në detyrë, Kurti nuk ka asnjë lidhje.

“Nuk ka asnjë lidhje kryeministri Kurti. Kryeministri Kuti ka të vetmen lidhje që ka aprovuar në kolegjin qeveritar kërkesën tonë të ligjshme, sipas ligjeve në fuqi për largimin nga procedurat e prokurimit publik, sepse dështuan tri herë. Kjo është e vetmja ndërhyrje ligjore e qeverisë kur aprovon kërkesën tonë të ligjshme”, tha ajo.

You Might Also Like

Ndalohen tre persona në Ratkoc, sekuestrohen armë

ASK: Bie numri i lindjeve në muajin shtator 2025

Burri vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra

Weber: Shqipëria, një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë

Kurti: Belgjika mbështetëse e vazhdueshme e sovranitetit dhe integrimit

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dardanët nisen drejt Qipros, synojnë fitore

Kosova Times Kosova Times September 8, 2024
Koci: Në Hagë kanë pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut
Bota mund të ngrohet më shumë se 1.5 gradë Celsius deri më 2027
Axhenda ndërkombëtare
Polemika mes udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?