Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar sot Podujevën për të parë nga afër punimet për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike, pjesë e planit investiv për Lojërat Mesdhetare 2030.
Sipas Çekut, ky investim prej 4 milionë eurosh do të ofrojë infrastrukturë moderne për sportin e notit, të përshtatshme si për stërvitje të përditshme, ashtu edhe për gara profesionale.
“Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin!” shkroi Çeku në rrjetet sociale.




