By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Ukrainasit publikuan një video të përleshjeve në rrugë në Kupjansk
November 14, 2025
Mediat e BH dhe të huaja shkruan për “Sarajevo Safari” në vitin 1995
November 14, 2025
Ambasadori rus i tha Podgoricës se ata kanë forcuar statusin e një shteti armik: “Ndiqni me kokëfortësi vijën e Perëndimit”
November 14, 2025
Italia vendos një taksë të vetme mbi arin që qytetarët kanë në shtëpi, por pa llogari bankare
November 14, 2025
15 mijë pacientë me diabet trajtohen çdo vit në Klinikën e Endokrinologjisë
November 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Pishina në Podujevë s’ka lidhje me Lojërat Mesdhetare 2030
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Pishina në Podujevë s’ka lidhje me Lojërat Mesdhetare 2030
Lajme

Rama: Pishina në Podujevë s’ka lidhje me Lojërat Mesdhetare 2030

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 8:28 PM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku, pas prezantimit të ndërtimit të një pishine gjysmë-olimpike në Podujevë si pjesë e planit për Lojërat Mesdhetare 2030. Rama thotë se ky projekt nuk plotëson kriteret për gara ndërkombëtare.

 

Rama ka thënë se ministri është duke e keqinformuar publikun, pasi – sipas tij – pishina e tillë nuk plotëson asnjë kriter për gara ndërkombëtare dhe nuk është pjesë e asnjë dokumenti zyrtar të kandidaturës.

“Në Podujevë po ndërtohet një pishinë gjysmë-olimpike, e cila nuk i plotëson asnjë kriter për gara ndërkombëtare dhe, rrjedhimisht, as për Lojërat Mesdhetare. Kjo pishinë as nuk është e paraparë në librin e kandidaturës dhe as në planin e Komitetit Organizativ,” ka shkruar Rama.

Ai theksoi se për Lojërat Mesdhetare kërkohen pishina olimpike 50 metërshe, bashkë me pishina ndihmëse, të cilat sipas tij janë të parapara të ndërtohen në Parkun Olimpik në Bërnicë, projekt që, siç thotë, është injoruar nga Qeveria.

“Cili nga sportet obligative të Lojërave Mesdhetare, si noti, waterpolo apo finswimming, mund të zhvillohet në Podujevë në këtë pishinë prej 4 milionë eurosh? Asnjëri, sepse kjo nuk i plotëson kriteret teknike,” ka shkruar ai, duke shtuar se nuk është kundër ndërtimit të pishinës në Podujevë, por kundër keqpërdorimit të saj si projekt i Lojërave Mesdhetare.

Rama i ka bërë thirrje ministrit që të ulet me ekipin organizativ dhe të shtyjnë projektet përpara “në mënyrë profesionale e jo ad-hoc”. Sipas tij, 4 milionë eurot e investuara janë para të taksapaguesve dhe po shpenzohen “mbi një plan investiv të gabuar dhe të pakonsultuar me dokumentet zyrtare të kandidaturës”.

You Might Also Like

Hagë, dëshmitarë të mbrojtjes kundërshtojnë pretendimet e Prokurorisë

Glauk Konjufca ka 5 ditë për të propozuar qeverinë e re

Deputetët marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Murati i reagon Ramës: Kallëzimi penal është i pabazë dhe politik

PDK: Vendimi i PZAP-it është i padrejtë, do ta dërgojmë në Gjykatën Supreme

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia përjashton kontrollin e SHBA-së mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia

Kosova Times Kosova Times April 28, 2025
Kultivuesit e lulediellit të motivuar për t’i rritur sipërfaqet e mbjella
Siguria gjatë zgjedhjeve në Kosovë, EULEX mirëpret Njësinë Policore
Nënkalimi në rrugën ‘Agim Ramadani` pas procedurave, kryhet brenda 6 muajve
Ilir Daja i kënaqur me barazimin e Ballkanit ndaj Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?