Sot pritet të mbajë mot me diell, me vranësira të herëpashershme kryesisht mbi zonat kodrinore dhe malore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 dhe 0°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Kurtse të dielen do të sjellë kushte atmosferike të ngjashme, me temperatura minimale nga -1 deri në 1°C dhe maksimale prej 14 deri në 17°C. Era parashihet të jetë e lehtë nga verilindja me shpejtësi 1–3 m/s.

Kushtet agrometeorologjike gjatë vikendit vlerësohen si shumë të favorshme për punët bujqësore, veçanërisht për mbjelljet vjeshtore. Tokat paraqiten me strukturë të përshtatshme dhe lagështi të moderuar, çka ndihmon sigurimin e mbirjes uniforme.

Instituti rekomandon që fermerët të shfrytëzojnë këtë periudhë stabile për intensifikimin e punimeve, pasi nga java e ardhshme priten reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, të cilat mund të vështirësojnë qasjen në parcela dhe të ndikojnë në procesin e mbjelljes.