Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të premten në mesditë, në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, kurse me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.