Sipas Xhemailit, çdo ide ose propozim alternativ duhet të prezantohet fillimisht brenda strukturave të partisë. Ai theksoi se kjo vlen edhe për Besnik Krasniqin, i cili mungoi në mbledhjen e Kryesisë.

Xhemaili potencoi se nuk ekziston asnjë mundësi për koalicion me Vetëvendosjen dhe se AAK nuk do të japë votë për Glauk Konjufcën apo për askënd tjetër nga radhët e VV-së.