By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”
November 16, 2025
Anija e spiunazhit rus rreth Havait: A po hyn Putini në krizën e Trumpit mbi Venezuelën?
November 16, 2025
Darka e Lamës në Llukë të Epërme, traditë e falënderimit për bereqetet
November 16, 2025
Trepça fiton në Mitrovicë, Sigal Prishtina triumfon në Gjakovë Uran Krasniqi/RTKLive
November 16, 2025
Osmani: Anëtarësimi në NATO është më urgjent se integrimi evropian
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Publikohet letra e dërguar 285 anëtarëve të Asamblesë së KiE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Publikohet letra e dërguar 285 anëtarëve të Asamblesë së KiE-së
Lajme

Publikohet letra e dërguar 285 anëtarëve të Asamblesë së KiE-së

Kosova Times
Last updated: 2025/11/16 at 7:24 PM
Kosova Times Published November 16, 2025
Share
SHARE

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, lidhur me shqetësimet që ata i shprehin për procesin e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.

 

“Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës. Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale. OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë”, thuhet në postimin e OVL UÇK-së.

Këto janë pikat që janë përmendur në letrën dërguar anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

1. Themimi i Dhomave Speciale

Dhomat Speciale të Kosovës (DSK) u themeluan si përgjigje ndaj raportit të vitit 2010 nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili përmbante akuza për trafikim organesh dhe krime të tjera serioze të kryera gjoja nga ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më 25 janar 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi raportin.

Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi ndryshime kushtetuese që mundësonin krijimin e gjykatës, me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim.

2. Perceptimi fillestar dhe pritshmëritë në Kosovë

Themelimi i gjykatës u perceptua gjerësisht në Kosovë si i padrejtë dhe njëanshëm, pasi UÇK-ja ishte një forcë çlirimtare që luftoi kundër një regjimi represiv dhe për lirinë e popullit. Megjithatë, udhëheqësit institucionalë të Kosovës në atë kohë, përfshirë ish-Presidentin Hashim Thaçi, mbështetën idenë e trajtimit të akuzave përmes një procesi gjyqësor të monitoruar ndërkombëtarisht, me qëllim mbrojtjen e integritetit të luftës çlirimtare.

Është e rëndësishme të theksohet se akuzat fillestare që lidhen me trafikimin e organeve dhe objektet sekrete të mbajtjes në paraburgim, elemente kyçe të raportit të Dick Marty, nuk janë pjesë e aktakuzave zyrtare. Në vend të kësaj, gjykata e zgjeroi mandatin e saj duke ndjekur akuza të tjera që nuk përmenden në raportin fillestar.

3. Procedurat dhe zhvillimet kryesore

Në vitin 2020, u ngritën aktakuza kundër katër ish-udhëheqësve të lartë të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të katërt dhanë dorëheqje nga funksionet publike dhe u dorëzuan vullnetarisht në gjykatë në Hagë.

4. Çështjet kryesore dhe kritikat ndaj procesit

a. Natyra e aktakuzave. Gjykata i karakterizon strukturat e UÇK-së si një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke kriminalizuar indirekt vetë luftën çlirimtare, qasje kjo me pasoja serioze historike dhe politike.

b. Paraburgimi i zgjatur. Të akuzuarit janë mbajtur në paraburgim për gati pesë vjet, pavarësisht dorëzimit vullnetar, bashkëpunimit të plotë me gjykatën dhe faktit që nuk paraqesin rrezik arratisjeje. Të gjitha kërkesat për lirimin me kusht janë refuzuar vazhdimisht.

c. Mungesa e transparencës. Shumë seanca janë mbajtur të mbyllura për publikun. Shumë dëshmitarë janë të mbrojtur dhe anonimë. Qasja e publikut dhe mediave është jashtëzakonisht i kufizuar, me vetëm një media të autorizuar të lejuar të raportojë drejtpërdrejt nga salla e gjyqit.

d. Shqetësime për të drejtat e njeriut. Të pandehurit kanë raportuar keqtrajtim dhe shkelje të të drejtave të tyre themelore gjatë paraburgimit, përfshirë periudha të gjata pa kontakt me familjarët.

5. Burimi i provave – një brengë serioze

Një shqetësim madhor mbetet përdorimi i provave nga gjykata, prova këto të siguruara nga institucionet e sigurisë së shtetit serb, përfshirë:

Shërbimin e Sigurimit të Shtetit (UDB)

Ministrinë e Punëve të Brendshme (MUP)

Komandën ushtarake për “Kosovë dhe Metohi”

Këto institucione gjatë luftës drejtoheshin nga individë që më vonë u dënuan për krime lufte nga tribunalet ndërkombëtare. Pranimi i materialeve të prodhuara nga një aparat shtetëror i dënuar ndërkombëtarisht për krime kundër njerëzimit në Kosovë ngre pikëpyetje serioze rreth besueshmërisë dhe paanshmërisë së procesit gjyqësor.

6. Zhvillimet e Fundit – Konflikt Interesi

Në mars 2025, z. Hashim Thaçi ngriti zyrtarisht shqetësime për përfshirjen e prokurorit John Devaney në procedura, duke theksuar se ai më parë kishte shërbyer si roje në Njësinë e Menaxhimit të Paraburgimit, ku aktualisht mbahen të akuzuarit. Kjo ka shkaktuar dyshime serioze mbi neutralitetin dhe standardet etike të gjykimit.

7. Përfundimi

Kjo letër ka për qëllim të ofrojë informacion të përgjithshëm dhe kontekst për përfaqësuesit diplomatikë dhe aktorët ndërkombëtarë të cilët mund të mos jenë shumë të familjarizuar me funksionimin dhe sfidat e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë dhe vazhdon të avokojë për një proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm që respekton të drejtat themelore të njeriut dhe pasqyron saktësisht të vërtetën historike të luftës çlirimtare të Kosovës.

Ne ju bëjmë thirrje me mirësjellje t’i merrni këto shqetësime në konsideratë dhe t’i komunikoni ato tek institucionet tuaja shtetërore dhe ministritë e jashtme, në mënyrë që së bashku të sigurojmë një qasje të drejtë dhe të balancuar ndaj proceseve gjyqësore në vazhdim që lidhen me Kosovën.

You Might Also Like

Darka e Lamës në Llukë të Epërme, traditë e falënderimit për bereqetet

Osmani: Anëtarësimi në NATO është më urgjent se integrimi evropian

Çeku: 1.3 milion euro për rinovimin e Teatrit ODA

Plagoset një person në fshatin Sharban të Prishtinës

Mungesa e buxhetit vështirëson funksionimin e `Down Syndrome Kosova`

Kosova Times November 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Lajmërohet Vedati për risinë më të fundit

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Aksident i tmerrshëm në Pakistan: Të paktën 18 persona janë djegur në një autobus pas një aksidenti trafiku
Mbyllen dy laboratorë në Fushë Kosovë, arrestohen pronarët
Beteja me zhegun: Ballkanasit gjejnë shpëtimin tek uji
Hajdutët e maskuar hynë në pronën e kështjellës Windsor ndërsa Princi William dhe Kate flinin me fëmijët e tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?