By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.
January 18, 2026
Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes
January 18, 2026
Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot
January 18, 2026
Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen
January 18, 2026
Trump kërkon 1 miliard dollarë për anëtarësim në Bordin e Paqes për Gazën
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trepça fiton në Mitrovicë, Sigal Prishtina triumfon në Gjakovë Uran Krasniqi/RTKLive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Trepça fiton në Mitrovicë, Sigal Prishtina triumfon në Gjakovë Uran Krasniqi/RTKLive
Sport

Trepça fiton në Mitrovicë, Sigal Prishtina triumfon në Gjakovë Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova Times
Last updated: 2025/11/16 at 11:08 PM
Kosova Times Published November 16, 2025
Share
SHARE

Trepça ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 029 me rezultat 92:78, në javën e gjashtë të ProCredit Superligës. Kurse Në Gjakovë, Sigal Prishtina është kthyer te fitorja duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 86:91.

 

Në Mitrovicë, deri në dhjetë minutat e fundit ndeshja ka qenë e baraspeshuar, por vendasit në fund  kanë dominuar plotësisht.

Mitrovicasit e kanë nisur më mirë takimin dhe e kanë fituar çerekun e parë 21:16, ndërsa Rahoveci është rikthyer në periodën e dytë dhe ka shkuar në pushim me epërsi minimale 35:36. Në pjesën e tretë Trepça është shkëputur sërish deri në dhjetë pikë, por mysafirët e kanë ngushtuar rezultatin në 65:61 pas tridhjetë minutash. Megjithatë, çereku i fundit ka qenë plotësisht në favor të Trepçës, që ka triumfuar 92:78.

Drilon Hajrizi shkëlqeu për Trepçën me njëzet e pesë pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime. Te Rahoveci më i miri ka qenë Isiah Umipig me njëzet pikë dhe gjashtë asistime.

E ndeshja në Gjakovë është karakterizuar me shumë luhatje, por kryeqytetasit e kanë kontrolluar lojën në pjesën e dytë.

Vëllaznimi e ka fituar çerekun e parë 21:17, por Prishtina ka reaguar në periodën e dytë dhe ka shkuar në pushim me epërsi 37:44. Në çerekun e tretë bardhekaltërit janë larguar deri në gjashtëmbëdhjetë pikë, por vendasit e kanë ngushtuar diferencën në 60:69. Edhe dhjetë minutat e fundit kanë sjellë dramë: Prishtina ka pasur sërish gjashtëmbëdhjetë pikë epërsi, por Vëllaznimi e ka ulur rezultatin në 84:88, para se mysafirët të mbyllnin ndeshjen në 86:91.

Te Vëllaznimi më i dalluari ka qenë Marques Warrick me njëzet e katër pikë, ndërsa për Prishtinën më i miri ka qenë Adrio Bailey me njëzet e pesë pikë dhe shtatë kërcime.

You Might Also Like

Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri

`Vëllaznimi` reagon për incidentin gjatë ndeshjes me KB `Bashkimin`

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Sigal Prishtinës pas incidentit me tifozët

Ish-futbollisti i Buduqnost nga Podgorica vdes, nëna e tij pretendon se është vrarë

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi

Kosova Times November 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti për deklaratën e Blinkenit: E padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Kosova Times Kosova Times May 30, 2023
Në këtë vend ka tri lloje njerëzish por qeverisin të tretët!
Udhëheqësit mblidhen për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të Aushvicit
Pamjet që Ukraina thotë se shfaqin ekzekutimin e të burgosurve nga Rusia
Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?