Autoritetet e sigurise se Serbise pretendojne se një grup i maskuar “shqiptarësh” sulmuan pjesëtarët e Forcave të Armatosura Serbe në zonën e bazës “Debela Glava”, pranë vijës kufitare me Kosovën, rreth orës 15:00, raportoi Radio Televizioni Serb (RTS) këtë mbrëmje.
Shërbimi publik i mediave deklaron se një grup i armatosur “shqiptarësh” në rrëzë të kodrës së Shopit qëlloi 15 herë në drejtim të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe, dhe në atë rast u qellua një qen që ndodhej në afërsi të patrullës.
Një grup i armatosur me gjashtë xhipa iku në drejtim të Kosovës.Baza “Debela Glava” ndodhet në Zonën e Sigurisë Tokësore. Deri me tani nuk ka pasur ndonje lajm nga ana e atoriteteve te sigurise ne Kosove lidhur me nje ngjarje te pretenduar. Lajmi behet edhe me i dyshimte kur thuhet se ky grup i maskuar qenkan “shqiptare”.




