Njohës me përvojë të zhvillimeve politike në vendin tonë vlerësojnë se tani po bëhet i domosdoshëm ndjekja e shembullit të dorëheqjes në PDK nga Meli Krasniqi, edhe për Lumir Abdigjikun e LDK-s dhe humbësit tjerë që drejtuan fushatën e partive politike.
Të dy këto parti politike , LDK dhe PDK, dolën humbëse në zgjedhjet lokale, me nga dy komuna minus. Për më keq LDK shpëtoi nga humbja akoma më e thellë falë koalicionit në nivele lokale me PDK dhe AAK.
Qarri: LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku nën hijen e PDK -së .
Analisti politik Gani Qarri konsideron se vendimi i Memli Krasniqit ( kokë më vete) për mbështetjen e PDK-së për votimin e Përparim Ramës në Prishtinë, përkundër faktit se LDK nuk e kishte mbështetur kandidatin e PDK-së Bedri Hamzën në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, përveçse forcoi pozitën politike të LDK-së, shpëtoi edhe Lumir Abdixhikun nga dorëheqja e detyrueshme, kështu që ky ishte një super-vetmashtrim grandioz i Memli Krasniqit, me të cilin ai duke lënë pothuajse tërësisht pas dore elektoratin në qytetin e Minatorëve dhe kënaqur vetëm me fallet e Exit Polleve të paguara, i mundësoi Abdixhikut, arritjen e fitores së mbijetesës politike dhe krijoi mundësitë LDK-së për ri-pozicionim shumë më të fuqishëm në konkurrencën e subjekteve opozitare, që në zgjedhjet e reja eventuale, të dalë edhe partia e dytë, pas VV-së. E se votimi në nivelet komunale nuk ishte vetëm matje e mbështetjes zgjedhore lokale, por edhe sfidë vendimtare për partitë aktuale në nivel vendi, Qarri thotë se më së miri e dëshmoi rasti i PDK-së, ku kryetari faktik i kësaj partie Sami Lushtaku pas dështimit katastrofal në përballje me Ramiz Lladrovcin në Drenas, nuk mundi ta kapërdinte edhe humbjen e rëndë në ish bastionin e PDK-së, në Mitrovicë, humbje që duket se erdhi nga frustërimi i votuesve të kësaj partie, për marrëveshjen e “fshehtë” të Memli krasniqit me Lumir Abdixhikun për votimin e Përparim Ramës në Prishtinë, akt që dëshmoi se vendimi personal i Memlit për ta mbështetur LDK-në në Prishtinë, do të ishte fatal për karrierën e tij, duke u detyruar atë, që të dorëhiqej vet nga kryesimi i PDK-së, gabim historik, pas të cilit ai ndoshta kurrë më, nuk do të mund të rikthehet në pozitën udhëheqëse që kishte.
“Kështu që megjithëse në fakt ishte e domosdoshme ndjekja e shembullit të dorëheqjes së Memlit nga kryesimi i PDK-së, edhe për Lumir Abdixhikun e LDK-s, derisa kryetari i katapultur ala-LDK, në krye të PDK-së Memli Krasniqi forcoi pozicionin politik të LDK-së deri në ato përmasa, sa që në zgjedhjet e ardhshme, PDK ka mundësi të bie në pozitën e tretë, ndërsa LDK, eventualisht të dal e dyta dhe Abdixhiku ti afrohet edhe më tepër ëndrrës për të qenë kryeministër, fitorja e Përparim Ramës e arritur me ndihmën e PDK-së në Prishtinë, përveçse forcoi pozicionimin e LDK-së në skenën politike vendore, shpëtoj edhe Abdixhikun nga dorëheqja e parevokueshme, e cila ka kohë që e priste. Prandaj ani pse të dy këto parti politike dolën humbëse në zgjedhjet lokale, me nga dy komuna minus, LDK shpëtoi nga humbja edhe më e thellë falë koalicionit të fshehtë në nivel lokal me PDK dhe atë publik me AAK-në, fitore që i siguroi vazhdimësinë politike edhe Abdixhikut dhe shkatërroi të ardhmen e kryetarit të dorëhequr të PDK-së, të super-vetmashtruarit Memli Krasniqi, pasi që me vendimin për mbështetjen e Përparim Ramës, krijoi mosbesim aq të thellë tek votuesit e PDK-së, sa që pas dështimit të rëndë në Mitrovicë dhe forcimit të pozitës së Lumirit dhe të LDK-së në skenë politike në vend, Krasniqit nuk i mbeti rrugëdalje tjetër, përveçse të jepte vet ose të jetë detyruar nga të fortit e partisë, për dorëheqje të parevokueshme nga PDK”, thotë Qarri për ” Kosova Times”. Adem Salihaj: Lumir Abdixhiku në hap me Memli Krasniqin Një gjykim shumë të prerë dhe kërkesë në adresë të Lumir Abdixhikut për llogaridhënies pas humbjes së dy komunave nga LDK-ja e ka Adem Salihaj , një nga veprimtarët më të devotshëm të LDK-së Rugoviane.
“Pas Memli Krasniqit, koha është të reflektojë edhe Lumir Abdixhiku. Dorëheqja e Memli Krasniqit ishte befasi për të mirë, sepse tregon se PDK megjithatë ka arritur një standard që nuk e kishte deri më tash. Tash është radha e Lumir Abdixhikut, sepse, njësoj si PDK, edhe LDK humbi dy komuna, madje njëra ka qenë bastion që nuk i ka humbur asnjëherë zgjedhjet. Pretendimi që LDK të dalë partia e parë, është vërtetë jo vetëm megaloman, por edhe absurd. Në fakt kjo nuk shihet askund në horizont, kështu që është vetëm përpjekje për të krijuar iluzion. Humbja e dy komunave nuk mund të mbulohet me faktin se nuk u humb Prishtina, sepse ky do të ishte injorim i realitetit dhe përpjekje për ta mashtruar elektoratin e LDK-së. Problemi kryesor i këtyre zgjedhjeve nuk është humbja e dy komunave, por trendi i humbjes së LDK-së dhe PDK-së. Në anën tjetër Vetëvendosja tregoi trend të ngritjes, sepse i fitoi tri komuna të reja. Ky trend jo vetëm që për të reflektuar”, thotë Salihaj për “Kosova Times”.
Burjani: Liderët publik të partive politike janë në shërbim të hijenaave të padukshme që i komandojnë ata
Mirëpo analisti politik Blerim Burjani thotë se drejtuesit e “fortë” të partive politike qëndrojnë në prapaskenë duke komanduar ata që shfaqen në publik, prandaj dorëheqjet janë vetëm improvizime formale e mashtruese. Këtë akt sipas tij nuk do ta bëjë Lumir Abdixhiku i LDK -së, për ta ndjekur shembullin e PDKsë. “Se besoj se do të dorëhiqet Lumiri, nuk është rasti i njëjë. Në zgjedhjet e shkurtit Hamza ishte kandidat i PDK-së për kryeministër . Ai arriti ta rritë PDK -në , përderisa Memli më tepër ishte person balancues në lidership. Pra lider formal dhe konsesual. Dikush tjetër udhëheq në PDk. Edhe pse vjen Hamza nuk do të udhëheq PDK-në në kuptimin e plotë por do të luaj rol të një lideri të butë,por jo të fuqishëm”, thotë Burjani për” Kosova Times”. Ai po ashtu mendon se AAK nuk mund ti heq Haradinajt se ata janë kallabllak edhe me daj , një lloj partie politike si kompani private.

Sylë Ahmeti “Kosova Times”




