By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini dëshiron të ngrijë ukrainasit. Duket se shpëtimi është shfaqur
November 17, 2025
Qytetari i kthyen Policisë kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro
November 17, 2025
Presidentja dekoron Harry Bajraktarin me `Urdhrin e Lirisë`
November 17, 2025
Haxhiu për pagat e RTK-së: Grupet politike t’i formojnë komisionet
November 17, 2025
Ish-ministri Zharku: Nuk ka pasur neglizhencë ndaj Bechtel-Enkës
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia e Kosovës demanton pretendimet e Serbisë për gjuajtje në kufi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia e Kosovës demanton pretendimet e Serbisë për gjuajtje në kufi
Lajme

Policia e Kosovës demanton pretendimet e Serbisë për gjuajtje në kufi

Kosova Times
Last updated: 2025/11/17 at 10:33 AM
Kosova Times Published November 17, 2025
Share
SHARE

Policia e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj pretendimeve të autoriteteve dhe mediave shtetërore serbe, sipas të cilave shqiptarët kanë hapur zjarr ndaj ushtrisë serbe, duke i cilësuar ato si të pabazuara, të pasakta dhe pjesë e një fushate dezinformuese që synon krijimin e tensioneve të panevojshme në zonën kufitare.

 

Reagimi i forcave kosovare të rendit vjen pas raportimeve të Serbisë se gjoja një “grup i armatosur shqiptarësh ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të ushtrisë serbe” pranë bazës së ashtuquajtur “Debela Glava”.

Policia e Kosovës thekson se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur, dhe se pretendimet nuk përputhen me asnjë informacion zyrtar apo incident të verifikuar nga autoritetet e rendit në territorin e Republikës së Kosovës.

“Sipas të gjitha të dhënave operative, raportimeve nga njësitë policore dhe koordinimit me institucionet kompetente, nuk është regjistruar asnjë incident i natyrës së pretenduar. Policia u bën thirrje autoriteteve serbe të ndalojnë përhapjen e informacioneve të rreme, të cilat vetëm sa dëmtojnë sigurinë publike dhe krijojnë perceptime të rreme në opinion”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, Policia siguron qytetarët se situata në zonën kufitare mbetet e qetë, stabile dhe plotësisht nën kontroll, duke theksuar se institucionet e sigurisë vazhdojnë të jenë të angazhuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në çdo pjesë të territorit të vendit.

“Policia e Republikës së Kosovës u bën thirrje mediave që të referohen vetëm te burimet e verifikuara dhe të shmangin publikimin e informacionit të pakonfirmuar, i cili mund të ndikojë negativisht në rendin dhe sigurinë publike. Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, përfundon reagimi.

Ndryshe, sipas Ushtrisë Serbe, baza ushtarake “Debela Glava” ndodhet në fshatin Zarbincë të komunës së Bujanocit.

You Might Also Like

Putini dëshiron të ngrijë ukrainasit. Duket se shpëtimi është shfaqur

Qytetari i kthyen Policisë kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro

Presidentja dekoron Harry Bajraktarin me `Urdhrin e Lirisë`

Haxhiu për pagat e RTK-së: Grupet politike t’i formojnë komisionet

Ish-ministri Zharku: Nuk ka pasur neglizhencë ndaj Bechtel-Enkës

Kosova Times November 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MAShTI: Transferi i mjeteve për tekste shkollor fillon nga java e ardhshme

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
“Erë pranvere” libri i nxënëses së klasës së pestë Era Sinani
Prishtina fiton Superkupën e Kosovës
Samanda Agolli dhe Kreshnik Mahmuti kampion të kampionatit të parë individual mbarëkombëtar Kosovë Shqipëri
Ramabaja padi ndaj Lushtakut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?