Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se hapja e Grup-Kapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian përbën një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit.
Ai ka theksuar se ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.




