By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
November 17, 2025
Hamza nderon Thaçin: Me vizion e sakrificë e bënë Kosovën shtet
November 17, 2025
Krasniqi dorëzon mandatin: PDK ka nevojë për një momentum të ri
November 17, 2025
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Kosovë
November 17, 2025
Gërvalla në ‘La Sapienza’:Integrimi i Kosovës në BE, nevojë strategjike
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Lajme

Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit

Kosova Times
Last updated: 2025/11/17 at 5:07 PM
Kosova Times Published November 17, 2025
Share
SHARE

Ish-komandanti i forcave të NATO-s, gjenerali Wesley Clark,në pjesën e dytë të seancës deklaroi se gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit. Për këtë të fundit ish-gjenerali i NATO-s, beson se nuk ka pasur kontroll mbi njerëz që kanë kryer akte dhune.

 

Ai tha se synimi i tij gjatë hyrjes së trupave në Kosovë ishte vendosja e rendit publik. Ai theksoi se një situatë e tillë bëhet e pakontrollueshme nëse mungon policia që flet gjuhën e popullit dhe është e trajnuar për të menaxhuar rrethanat e krijuara pas luftës.

Clark tha se, sapo forcat e NATO-s hynë në Kosovë, ishte i qartë që duhej të sigurohej paqja dhe të parandalohej çdo formë e spastrimit etnik.

“Dislokuam forcat dhe bëmë çfarë kishim në dorë për të zvogëluar aktet e dhunës”, u shpreh ai. Clark përmendi se njerëzit kishin përjetuar vrasje, plaçkitje dhe djegie të shtëpive nga fqinjët, duke nënvizuar se dhimbja e tyre ishte e paimagjinueshme.

Ai kujtoi vizitën e tij me Javier Solanën në Prishtinë në javën e tretë të korrikut 1999, kur mijëra qytetarë dolën në rrugë për t’i përshëndetur. Sipas tij, kjo ishte shenjë mirënjohjeje për largimin e shtypjes nga forcat serbe. Clark tha se emocionet ishin shumë të forta dhe se, në situata të tilla, akte sporadike dhune janë pothuajse të pashmangshme.

Në një pyetje nga Misetiq, nëse në fillim të vjeshtës së vitit 1999 ishte marrë ndonjë informacion se udhëheqja e UÇK-së synonte të shënjestronte serbët apo pakicat, Clark u përgjigj se nuk kishte të dhëna të tilla. Ai theksoi se, sipas tij, Hashim Thaçi “nuk kishte asnjë motiv” për t’u përfshirë në veprime të tilla.

“Unë nuk mendoj që Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që kanë bërë akte të tilla. Së pari nuk është e qartë se dhuna ishte kryer nga UÇK-ja. Edhe po të ishte kështu ajo ishte realizuar nga individë të caktuar. Unë kam folur me Majk Jackson lidhur me këtë, dhe sigurisht ka thënë se ai ka folur me komandantët e tyre dhe ata kanë qenë në kontakte me persona të UÇK-së që lidheshin me zona të caktuara përgjegjësie. Unë nuk besoj që ka qenë UÇK-ja, por edhe po të ketë qenë UÇK-ja, nuk kishte askush kontroll, nuk kishte mekanizëm kontrolli mbi atë çfarë ndodhte në terren. Nuk është se funksiononte një gjë e tillë që ti jepje urdhër dhe pastaj prisje që njerëzit ta zbatonin këtë urdhër. Ishte më tepër një rezistencë, njerëzit ishin në rezistencë për shkak që donin të shpëtonin jetët e tyre”, tha Clark.

Duke folur për dezinformimin gjatë periudhës së luftës, gjenerali Wesley Clark tha se ndërkombëtarët nuk dëshironin që për Masakrën e Reçakut të kryenin hetime njerëzit e Sllobodan Millosheviqit, për shkak të rrezikut të manipulimit të provave.

Ai theksoi se ekzistonte frika se Millosheviqi do të ndryshonte ose tjetërsonte provat, duke e paraqitur masakrën si një konflikt të shkaktuar nga UÇK-ja.

Clark tha se arsyeja kryesore për këtë vendim ishte parandalimi i dezinformimit, pasi Millosheviqi kishte bërë manipulime të ngjashme më herët dhe do të përpiqej ta shtrembëronte situatën edhe në rastin e Reçakut.

Në vazhdimin e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari Wesley Clark deklaroi se nuk ka qenë i informuar për ekzistimin e një Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Jo, s’kam dëgjuar”, u përgjigj ai në pyetjet e prokurorit Matt Halling, pasi ekipet mbrojtëse – me përjashtim të asaj të Selimit – kishin përmbyllur marrjen në pyetje.

Clark gjithashtu mohoi të ketë parë ndonjë dokument të lidhur me këtë strukturë, përfshirë komunikatat që pretendohet të jenë lëshuar nga UÇK-ja.

Ai ripërsëriti se ngjarja që i parapriu konfliktit në Kosovë ishte sulmi ndaj familjes Jashari, ku, siç theksoi, forcat serbe vranë gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Hamza nderon Thaçin: Me vizion e sakrificë e bënë Kosovën shtet

Krasniqi dorëzon mandatin: PDK ka nevojë për një momentum të ri

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Kosovë

Gërvalla në ‘La Sapienza’:Integrimi i Kosovës në BE, nevojë strategjike

Kosova Times November 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

`Korporata e Ruajtes së Energjisë`, Rizvanolli jep detaje rreth ndërmarrjes

Kosova Times Kosova Times March 16, 2024
Biden po përgatit një paketë “lamtumirës” sanksionesh ndaj eksporteve ruse të naftës
Osmani: Regjimi i Millosheviqit nuk arriti ta shtyp shpirtin për liri
Ukraina thotë se ka shkatërruar 14 dronë rusë
Kryeministri Kurti vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?