Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës bashkë me Policinë pasditen e së hënës kanë zbuluar një tentim kontrabande në Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Juanke.
Sipas njoftimit të Doganës, në automjetin që kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve të paautorizuara, u gjetën 600 kg djathë, veshmbathje tekstili dhe medikamente, me vlerë të përafërt rreth 7,000 euro
“Malli është sekuestruar dhe procedurat ligjore janë iniciuar sipas kompetencave të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Dogana thotë se rasti po trajtohet në koordinim me organet hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme.
Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm përmes veprimeve të koordinuara me institucionet e sigurisë.




