By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…
January 22, 2026
Pas funksionalizimit me Serbinë të Komisionit për Personat e Pagjetur gjatë luftës në Kosovë, kryenegociatori Besnik Bislimi në një intervistë dhënë për RTK-në tha se sot u arrit një sukses. “Pjesa më e madhe e kohës sonë ka kaluar me takime bilaterale, fillimisht pala kosovare me Bashkimin Evropian dhe pastaj pala serbe. Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot të funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për personat e pagjetur, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv”, deklaroi ai. Bislimi tha se në javët e ardhshme do të takohen zëvendësit e dialogut dhe do të bëhet përcaktimi i prioriteteve të para të këtij komisioni. “Kjo temë ka qenë kryesorja. Në pika të shkurtra janë prekur edhe elementet e tjera për të cilat pritet lëvizje në të ardhmen pas formimit të qeverisë”, deklaroi Bislimi. Marrëveshja u arrit pasi Peter Sørensen zhvilloi takime të ndara dhe të gjata me të dy kryenegociatorët.
January 22, 2026
Bislimi: Arritëm funksionalizimin e Komisionit për të Pagjeturit
January 22, 2026
Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Paqes
January 22, 2026
Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e Pagjetur
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive
Turizëm

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Kosova Times
Last updated: 2025/11/18 at 12:11 PM
Kosova Times Published November 18, 2025
Share
SHARE
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet:
 
Për më të paduruarit për të pritur festën
 

Që nga mesi i nëntorit, Pazari Gjerman i Krishtlindjes Deutscher Weihnachtsmarkt Sofia e shndërroi Kopshtin e Qytetit para Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, duke e kthyer në një fshat romantik gjerman. Deri më 21 dhjetor, shtëpizat prej druri me emra gjermanë do të na joshin me bratwurst aromatikë, ëmbëlsira dhe verë të ngrohtë me kanellë dhe karafil. Skena qendrore e pazarit do të gjallërohet çdo ditë me teatër për fëmijë, kore shkollash dhe koncerte mbrëmjeje, dhe pas orës 18:00 Babagjyshi i Vitit të Ri do të jetë mysafir në pazar dhe do të gëzojë të vegjlit dhe të rriturit me praninë dhe humorin e tij. Një pjesë e të ardhurave do të ndahen për bamirësi, duke e kthyer festën edhe në një gjest ndaj njerëzve në gjendje të pafavorshme.
Magjia e Krishtlindjes shpërngulet edhe para Qendrës Kombëtare të Kulturës (NDK)
 

Disa ditë më vonë, më 21 nëntor, atmosfera festive do të pushtojë edhe zonën e Pallatit Kombëtar të Kulturës me Sofia Christmas Fest 2025. Atje do të ketë tezga të mjeshtërve artizanë dhe prodhuesve të suvenirëve autentikë bullgarë. Në shesh, mbi 40 shtëpiza prej druri, rrota panoramike, pistë akulli dhe skenë për koncerte do të presin banorët e kryeqytetit dhe mysafirët e qytetit deri në fund të dhjetorit. Pranë bredhit të madh të Krishtlindjes do të përhapet aromë pishe dhe ëmbëlsirash të parezistueshme festive, ndërsa muzika dhe buzëqeshjet e shitësve dhe vizitorëve do të krijojnë ndjesi festimi dhe ngrohtësie.
Pista e akullit në Kopshtin e Princit
 

Me ardhjen e ditëve të para të ftohta, Ice Park Sofia në Kopshtin e Princit do të shndërrohet për të disatin vit në vend për argëtime dimri. Pista e madhe e akullit në zemër të qytetit të ngarkuar shtrihet në rreth 4 000 m². Këtu mund të merrni me qira patina dhe të rrëshqisni në shtegun e veçantë për më të guximshmit, ose të zgjidhni pajisjet trajnimi për fillestarët. Ndërsa menjëherë pranë akullit do të shfaqet edhe një tjetër pazar Krishtlindjeje, me ushqim aromatik, pije të ngrohta dhe koncerte nga artistë të dashur.
Dhurata të punuara me dorë mes rrënojave nga kohët e lashta
 

Nëse kërkoni dhurata origjinale Krishtlindjeje dhe frymë artistike, mund të vizitoni Mish Mash Fest Christmas Edition 2025. Pazari do të zhvillohet nga 12 deri më 14 dhjetor në Largon pranë kompleksit antik Serdika, në zemër të kryeqytetit tonë të lashtë. Organizatorët kanë ftuar krijues dhe dizajnerë bullgarë, të cilët do të ofrojnë punime të punuara me dorë, qeramikë, bizhuteri, aksesorë dhe tundime festive për shijen. Do të ketë gjithashtu punëtori krijuese, performanca muzikore, si dhe iniciativa të ndryshme, që të kontribuojnë për atmosferën festive të qytetit.
Vera dhe atmosfera dimërore
 

Më 14 dhjetor, mes dritave të Krishtlindjes së Sofjes, do të hapë sërish dyert Christmas Wine Market 2025. Ngjarja njëditore do të zhvillohet në ambientin elegant të Klub-it Ushtarak Qendror. Vizitorët do të kenë mundësi të takohen me 23 ekspozues dhe të provojnë gjithsej 200 lloje verërash nga korrje të vjetra dhe varietete të përzgjedhura me kujdes. Disa prej tyre janë të disponueshme vetëm në enotekat e kantinave. Do të ketë degustime edhe të verërave të shkëlqyera nga importues të përzgjedhur me kujdes nga jashtë, si dhe seri të limituara butike nga Bullgaria.
 
Pritet që edhe pazaret e lagjeve të sjellin ngrohtësinë dhe rehatinë e tyre në hapësirën urbane, me zbukurime të punuara me dorë, me muzikë dhe punëtori për fëmijë. Sofja sërish do të ngjasojë me një përrallë dimri… vetëm dimri të vendosë të na gëzojë me borë!/RB
 

You Might Also Like

“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë

Pse shumica e evropianëve udhëtojnë brenda vendit të tyre dhe pse udhëtimet ndërkombëtare janë deri në tre herë më të shtrenjta?

Udhëtimet e frymëzuara nga nostalgjia në rritje të fortë në vitin 2026

Kryeqyteti i Qipros është destinacioni më i mirë për kulturën në Evropë në vitin 2026

Perla e Toskanës që ende nuk është zbuluar nga turizmi masiv – ja pse duhet ta vizitoni

Kosova Times November 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KRM “Pastrimi” e quan të jashtëligjshëm veprimin e Komunës së Prishtinës

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
Në mungesë kuorumit dështon mbledhja e komisionit, nuk raporton Bislimi
Analisti ushtarak: Rusia ka dy opsione, njëra është shumë e shtrenjtë
Qeveria serbe mbështet kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Republikani më i lartë i Senatit mbështet paqen në Ukrainë, kërcënon Putinin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?