Ndonëse shiu nuk ka të ndalur, megjithatë, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, gjithçka është gati për ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës.
Dardanët dhe zviceranët do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’, në sfidën e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.
FFK përmes një njoftimi, ka bërë më dije se terreni është gjendje të mirë pak orë para duelit Kosovë-Zvicër.
“Gjithçka gati për Kosovë–Zvicër. Jemi Kosova, jemi Dardanët”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndeshja Kosovë-Zvicër fillon në orën 20:45.




