Sipas AGK-së, “pas trajnimit të tetorit për raportimin mjedisor, ngjarja e Green Forum mblodhi së bashku redaktorë të mediave dhe pjesëmarrësit e rinj, të cilët prezantuan idetë e tyre për storje multimediale dhe artikuj që adresojnë sfidat mjedisore në komunitetet e tyre. 20 gazetarë të rinj kanë përfituar aftësi të reja, mjete praktike dhe mentorim të drejtpërdrejtë nga redaktorë profesionistë”.

AGK  thekson mbetet e përkushtuar në mbështetjen e gazetarëve të rinj dhe në promovimin e reportimit cilësor mbi çështjet mjedisore, që prekin të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Kjo nismë EcoVoices realizohet në kuadër të projektit “Përforcimi i hapësirës qytetare, kohezionit social dhe modeleve inovative të angazhimit publik”, të implementuar nga UNDP Kosovo”, thuhet në njoftim.