By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 3 personave për mashtrim e det
November 18, 2025
Buxheti i Prishtinës, Rama i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
November 18, 2025
Nesër dy seanca në Kuvend, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
November 18, 2025
Murati: Rivalitetet në LDK po e bllokojnë buxhetin e Prishtinës
November 18, 2025
Qeveria e re e Kosovës pa kushtëzimin me shantazh nga vetoja e votës së Listës Serbe
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e re e Kosovës pa kushtëzimin me shantazh nga vetoja e votës së Listës Serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria e re e Kosovës pa kushtëzimin me shantazh nga vetoja e votës së Listës Serbe
LajmeTema

Qeveria e re e Kosovës pa kushtëzimin me shantazh nga vetoja e votës së Listës Serbe

Kosova Times
Last updated: 2025/11/18 at 4:57 PM
Kosova Times Published November 18, 2025
Share
SHARE
Partitë politike kosovare, cila do që në të ardhmen e merr mandatin për formimin e qeverisë, duhet të çlirohen nga vartësia e votës së rezervuar nga minoriteti serb, nga grupet ekstremiste, një standard që tani më e ka instaluar partia fituese e zgjehdhjeve të fundit parlamntare – Vetëvendosje.
Ky është mesazh që e përcjellin analistët politik, e të cilët kërkojnë që minoriteti serb të përfaqësohet në institucionet e shtetit vetëm nga parti politike lojale ndajë shtetit.
Analisti politik Gani Qarrit thotë se duhet theksuar fort dhe kërkuar me krejt zërin nga të gjithë që përfundimisht të hiqen vendet e rezervuara në Kuvend për të ashtuquajturën “listë serbe” dhe cilindo serb lokal që nuk është luajal dhe nuk e njeh shtetin e Kosovës, për shtet të vetin dhe ky princip, medoemos duhet të vendoset definitivisht si kusht parësor e standard jetik për secilin, që dëshiron të jetë pjesëmarrës në jetën politike të Republikës së Kosovës, si plotësim i standardeve të reja kuptimplote të vendosura nga LVV, për krijimin e cilësdo qeverie të ardhme, pa pjesëmarrjen e dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës “listë serbe”!
“Duke qenë se e ashtuquajtura “listë serbe” për më tepër se një dekadë, ishte e involvuar në të gjitha rastet e më parme kriminale në veri, si edhe në agresionin terrorist të 24 shtatorit 2023, ku numri dy i saj, ishte edhe udhëheqës i agresionit territorial, me ç`rast u vra polici në detyrë, tani hero i Kosovës Afrim Bunjaku, kjo mynxyrë dhe dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, e cila vazhdon të dirigjohet nga Vuçiqi dhe të mos e njoh as shtetin e Kosovës, sikur ti bashkoheshin edhe partitë e shantazhuara opozitare, partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, do të ishte përjashtuar njëzëri dhe me vendim të plotfuqishëm nga pjesëmarrja edhe në zgjedhjet komunale, si dhe ndaluar përfundimisht veprimtaria politike në Kosovë”,  thotë Qarri për ” Kosova Times “.
Qarri thotë se përjashtimi i  Listës Serbe duhet të ndodhë nga vet fakti se kryeterroristi serb Millan Radojçiq, i cili përveç akteve të vazhdueshme kriminale në veri dhe agresionit terrorist të 24 shtatorit 2023, në Banjë të Zveçanit ku u vra edhe polici, tani hero i Kosovës Afrim Bunjaku, në vijimësi kryen provokime kundër shtetit tonë duke vazhduar ti terrorizojë, plagosë e kidnapojë edhe sot qytetarët e Kosovës, brenda territorit të vendit tonë, siç ndodhi së fundi me rastin e qytetarit serb Milan Vukashinoviq pjesëtar i Agjencisë Kosovare të Sigurimeve dhe doganier në pikën kufitare në Jarinje, i cili më 1 nëntor 2025 u plagos dhe u kidnapua brenda territorit të Kosovës nga Radojçiq dhe xhandarmëria serbe, por e ashtuquajtura “listë serbe” atëherë as sot, nuk është distancuar as nuk ka dënuar asnjë akt terrorist të Radojçiqit, të cilat rrezikojnë paqen e stabilitetin në Kosovë dhe mbarë rajonin, qeveria e re dhe shteti i Kosovës, të ashtuquajturën “listë serbe” përfundimisht duhet ta shpallin organizatë terroriste si filialin politik të Millan Radojçiqit!
 Qarri thotë se të gjithë jemi dëshmitarë se partia fituese e zgjedhjeve, LVV, disa herë ka bërë përpjekje serioze për ta krijuar qeverinë me një koalicion mes LDK-s, në bashkëpunim edhe me Nisma-n, por për shkak të refuzimit edhe kjo përpjekje ka dështuar, por megjithatë gëzon shumë fakti se LVV si partia fituese e zgjedhjeve, vendosi një standard të mirëfilltë duke e eliminuar nga çdo kombinim bashkëqeverisjen me të ashtuquajturën “listë serbe” e cila me votat e saj nga vendet e rezervuara pa të drejtë, në të kaluarën, ka qenë përcaktuese për formimin e qeverive të partive të inkriminuara opozitare.
“Madje LVV, përveç këtij standardi, si fituese e zgjedhjeve nuk ia mundësoi dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës “listë serbe” as postin e nënkryetarit të Kuvendit, si dhe u ofroi ofertë shumë serioze edhe minoriteteve, derisa vendosi edhe një standard të ri të panjohur deri mëtani në Kosovë, për të mos bërë pazare në dëm të interesit të Kosovës, as me deputetë minoritarë të cilët vendosën kushte shantazhuese për të bashkëqeverisur me LVV-në, partinë fituese të zgjedhjeve.
 Kështu që standardet e reja kuptimplote të vendosura nga LVV, duhet të plotësohen me heqjen definitive të vendeve të rezervuara, për të ashtuquajturën “listë serbe” dhe serbët lokal që nuk e njohin shtetin e Kosovës për shtet të vetin dhe akt, përfundimisht duhet të bëhet obligues për të gjitha partitë pjesëmarrëse në Kuvend bashkë me standardet e reja bashkëkohore, që përveç RISI determinuese, janë edhe kthjellim politik për politikën e shantazhuar në Kosovë, të cilat duhet të pranohen gjerësisht nga të gjithë dhe të praktikohen medoemos edhe pas zgjedhjeve të ardhshme, nga tërë segmentet politike shqiptare, duke lënë jashtë çdo qeverie ekstremistët nacionalist serb që nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, si e ashtuquajtura “listë serbe” dhe ofruar bashkëpunim vetëm subjekteve e individëve që pranojnë shtetin e Kosoves”, thotë Qarri për” Kosova Times “.
Opinio të tillë ndanë edhe njohësi tjetër i zhvillimeve politike Blerim Burjani.
“Mirë do të  ishte që asnjëherë me ekstremist të mos negociohet themelimi i Qeverisë. Pra shantazhi dhe kushtëzimi në dëm të shtetit të Kosovës nuk mund të ndodhë më asnjëherë , duhet bërë qeveri vetëm me ata që nuk kërkojnë të shkelin ligjet dhe kushtetutën sepse  kjo është shte e pa pranushme .Në suaza të respektimit të shtetit dhe qeverisë së vendit gjithmonë eshtë e dobishme të ketë themelim të institucioneve duke respektuar ligjet dhe kushtetutën e shtetit”, ka deklaruar Burjani për  ” Kosova Times”.

Sylë Ahmeti – “Kosova Times”

You Might Also Like

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 3 personave për mashtrim e det

Buxheti i Prishtinës, Rama i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Nesër dy seanca në Kuvend, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme

Murati: Rivalitetet në LDK po e bllokojnë buxhetin e Prishtinës

Komandanti i FSK-së pret në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it

Kosova Times November 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës konfirmon sulmin ndaj një veture policore në Zveçan

Kosova Times Kosova Times May 31, 2023
Banorëve të zhvendosur nga Hadja iu kërkohet të paguajnë tatim për ish-pronën
Amerikanët rrëzuan avionin e tyre mbi Detin e Kuq
Buxhet për zhvillim a mbijetesë?
Rama në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?