By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët e sigurisë: Konkursi për rekrutimin e policëve mund të dështojë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ekspertët e sigurisë: Konkursi për rekrutimin e policëve mund të dështojë
Lajme

Ekspertët e sigurisë: Konkursi për rekrutimin e policëve mund të dështojë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/17 at 3:09 PM
Kosova Times Published January 17, 2023
Share
SHARE

Konkursi për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve që do të punojnë në veri të Kosovës mund të dështojë, si pasojë e numri të vogël të aplikantëve. Kështu vlerësojnë ekspertë të sigurisë, sipas të cilëve, shteti serb po bënë presion ndaj të interesuarve për aplikim. Ka nga ta që thonë se arritja e një marrëveshjeje mund të ndihmonte në zëvendësimin me sukses të policëve serbë që dhanë dorëheqje.

Kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë deri në mbylljen e konkursit për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve, të cilët do të angazhohen në katër komunat në veri të vendit. Radio Kosova ka pyetur Policinë se sa është numri i përgjithshëm dhe sipas përkatësisë etnike i atyre që kane aplikuar për policë të rinj. Nga Policia, nuk kanë treguar numrin e aplikantëve. “Siç jeni të informuar konkursi është hapur, ndërsa për sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme, do të informoheni me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen”, kanë thënë nga Policia.

Marrë parasysh zhvillimet në veri, numri i aplikuesve mund të jetë i vogël, vlerësojnë ekspertë të sigurisë. I një mendimi të tillë është edhe eksperti Nuredin Ibishi, teksa flet për rekrutimin e policëve të rinj.

“Ata po kanë kërcënime të vazhdueshme për kyçje në Policinë e Kosovës. Mendoj se duhet të jetë një marrëveshje politike, me qëllim të rekrutimit të policëve të rinj, çfarë është mjaft e vështirë në këtë situatë që po mbretëron nga trysnia e shërbimit të inteligjencës, por edhe ekstremistëve serbë”, tha Ibishi.

Eksperti tjetër i sigurisë, Fadi Kajtazi, po ashtu thotë se procesi i rekrutimit të policëve të rinj serbë do të jetë i vështirë, pasi ish policët dhanë dorëheqje për qëllime politike.

“Deri në momentin që kërkesat politike të serbëve nuk marrin një rrugë të zgjidhjes, jo vetëm problemi i rekrutimit të policëve, por edhe i integrimit të serbëve të veriut në jetën institucionale të Kosovës do të jetë i vështirë. Jo pse serbët e pjesës veriore nuk dëshirojnë të integrohen në jetën shtetërore të Kosovës, por nga presioni që shteti serb është duke ua bërë atyre”, tha ai.

Presioni dhe kërcënimet nga shteti serb që mund t’ua bëjë të interesuarve për aplikim, mund të bëjnë që konkursi të dështojë, thotë eksperti Drizan Shala, sipas të cilit, kjo mund të diskutohet edhe në Bruksel.

“Sipas gjitha gjasave çështja e konkursit të Policisë së Kosovës, do të përfundojë si temë bisedimi në Bruksel, ku do të ketë një zgjidhje optimale që shteti i Serbisë të largohet nga trysnia dhe presioni dhe kështu qytetarët serbë do ta kenë më të lehtë të aplikojnë”, tha ai.

Konkursi për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve u hap më 5 janar, pas dorëheqjeve masive të policëve paraprakë serbë në fillim të muajit nëntor, do të jetë i hapur deri më 26 janar./Kosovatimes/

 

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times January 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Tri përgjigje për veriun

Kosova Times Kosova Times May 29, 2023
Mungesa e sinjalizuesve në rrugën Kijevë-Dollc vështirëson qarkullimin
Një ditë me raste të shumta dhune në familje në Kosovë
Reagon OHTK: Qytetarëve kosovarë t`u mundësohet lëvizja e lirë sa më shpejt
Gërvalla me deputetët italianë, foli për vizionin integrues euroatlantik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?