By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë
September 1, 2025
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi
September 1, 2025
MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra
September 1, 2025
Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy
September 1, 2025
IKSHPK e KRU Prishtina njoftojnë për rritje të manganit në ujë nga Badoci
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çitaku: Çka ka dhe çka s’ka nga Qeveria Kurti? Mbrojtje të ambasadorit Berishaj, ngecje në diplomaci, mohim i fjalës për UÇK-në dhe elozhe për Ivanoviqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çitaku: Çka ka dhe çka s’ka nga Qeveria Kurti? Mbrojtje të ambasadorit Berishaj, ngecje në diplomaci, mohim i fjalës për UÇK-në dhe elozhe për Ivanoviqin
Lajme

Çitaku: Çka ka dhe çka s’ka nga Qeveria Kurti? Mbrojtje të ambasadorit Berishaj, ngecje në diplomaci, mohim i fjalës për UÇK-në dhe elozhe për Ivanoviqin

Kosova Times
Last updated: 2023/01/17 at 3:54 PM
Kosova Times Published January 17, 2023
Share
SHARE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë Kurti për tri skandale të mëdha ditëve të fundit.

Çitaku tha Albin Kurti si kryeministër po vazhdon ta mbrojë pakusht ambasadorin Berishaj, po e cenon përmendjen e UÇK-së e po i thur elozhe Ivanoviqit, si dhe po dështon në diplomaci.

“Çka ka dhe çka s’ka ditëve të fundit dhe jo vetëm nga Qeveria Kurti? Ka mbrojtje të pakusht për Martin Berishajn, nuk ka sjellje të tij para drejtësisë. Ka mohim të fjalës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe elozhe për Oliver Ivanoviqin. Ka çnjohje dhe ngecje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, s’ka procedim të aplikacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka një Albin Kurt në opozitë, dhe një Albin Kurt tjetër në Qeveri”, theksoi ajo.

Nënkryetarja e PDK-së sërish bëri thirrje që ambasadori Berishaj të shkarkohet nga detyra dhe të hetohet afera e tij me mafian energjetike.

 

“Tek Afera Martin Berishaj, shkarkimi nuk mjafton. Të dhënat e publikuara nga mediumet e ndryshme ndërkombëtare duhet të jenë alarm për institucionet e Republikës së Kosovës.

Për më tepër, sot, më shumë se kurrë, Kryeministri duhet t’u japë përgjigje një vargu të pyetjeve të cilat i kemi parashtruar tash e një vit. Si i është dhënë shtetësia Martin Berishajt brenda natës? Si e ka marrë certifikatën e sigurisë nga AKI? A janë përdorur 1 milion e 470 mijë euro për të financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo”, tha Çitaku.

Sa i përket diplomacisë, Çitaku konsideron se Qeveria Kurti ka dështuar deri në atë masë sa shteti i Kosovës nuk po arrin të mirëmbajë dhe kultivojë raportet as me vendet që e kanë njohur më parë.

“Dje, Ministri i Jashtëm i Togos njoftoi se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, kur ne prisnim njohje të reja të vendit tonë. Por, kjo nuk është pjesa më e dhimbshme. Pjesa e dhimbshme është që, edhe në një organizatë si Këshilli i Evropës, ku kemi më shumë se dy të tretat e votave të nevojshme, edhe përkundër përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë, aplikimi i Kosovës vazhdon të mbetet i patrajtuar. Që nënkupton, se ne nuk po arrijmë të mirëmbajmë dhe kultivojmë raportet as me vendet që na kanë njohur”, shtoi ajo.

Çitaku duke akuzuar kryeministrin Kurti për nënçmim të UÇK-së , tha se nuk historia nuk mund të fshihet dhe sikur komunikatat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimet e Kurtit në Facebook.

“Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Qeveria ia mohoi fjalën Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani. Ndërkaq, të nesërmen, Kryeministri Kurti thuri elozhe për Oliver Ivanoviqin. Kryeministër, nuk fshihet dhe nuk retushohet historia si komunikatat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimet tuaja në Facebook”, tha Çitaku. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

IKSHPK e KRU Prishtina njoftojnë për rritje të manganit në ujë nga Badoci

Zyrtari komunal arrestohet për marrje ryshfeti në Gjakovë

Delegacioni i RTK-së në Tokio, mbështetje nga transmetuesi publik japonez

OVL e UÇK-së nuk e pranon kërkimfaljen e Bashës

Kosova Times January 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gjermani: Boksieri shqiptar feston me plis në kokë

Kosova Times Kosova Times April 30, 2023
Ka ndërruar jetë nënshkruesi i fundit i Marrëveshjes së Belovezhit, Vitold Fokin
Tre të arrestuar e pesë armë të sekuestruara në Prishtin
FSB hapi një rast spiunazhi kundër një shtetasi amerikan
Balotelli rikthehet në Serie A, nënshkruan me Genoa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?