Ramush Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës, kryetar i AAK-së, në ekspozeun e Konjufcës për kabinetin qeveritar tha se do ta votonin buxhetin sikur të kishte qeveri.
Haradinaj shprehu kritika ndaj mandatarit Konjufca për shkak se, sikundër tha ai, nuk ka ofruar një listë me emrat e kabinetit qeveritar.
Ai kritikoi edhe programin qeverisës.
“Mandatari i qeverisë, përmendi disa qëllime për vitin 2026, por që nuk dëgjuam për vitet tjera. Çka do të jetë viti 2027,2028, 2029..thua se po aplikon për një qeveri njëvjeçare”, theksoi Haradinaj.
Tutje, Haradinaj foli edhe për buxhetin, teksa shtroi pyetjen se sikur të ekzistont një qeveri do t’ia kishin miratuar buxhetin.
“Sikur të kishte një qeveri, do të kishim miratuar, por tani nuk ka qeveri”, nënvizoi Haradinaj.
Ai kritikoi Konjufcën se në ekspozeun e tij nuk kishte folur për korrupsionin.




