“Shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë t’i krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore. Sot e kemi vetëm një rrugë të përgjegjshme përpara: zgjedhjet e reja”, ka thënë kreu i PDK-së.

Sipas tij, presidentja e vendit duhet ta caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve.

“Qytetarët duhet ta rikthejnë stabilitetin institucional përmes votës së tyre, në mënyrë që ne ta krijojmë një qeveri funksionale, reformuese dhe të përgjegjshme. Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar. Ka ardhur koha për një qeveri që punon”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Hamza u zgjodh në krye të partisë të hënën më 17 nëntor, pas dorëheqjes së  Memli Krasniqit nga drejtimi i PDK-së .