Në kërkesë Rama ka thënë se ministri në detyrë i Financave nuk u është përgjigjur shumë kërkesave paraprake, andaj edhe e ka parë ndërhyrjen e kryeministrit në detyrë të “pashmangshme”.

Rama ka thënë se mungesa e përgjigjes dhe veprimeve ka krijuar bllokadë që po rrezikon funksionimin e shërbimeve publike në kryeqytet.

Ai ka paraqitur dy kërkesa, alokimit e plotë të hyrave vetanake dhe zbatimin e vlerave të miratuara për ndarjen buxhetore 2025.

“Është e papranueshme që qytetarët të bëhen peng i dinamikave politike. Përgjegjshmëria institucionale kërkon veprim të menjëhershëm”, ka shkruar Rama.