“I dënuari S.S. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, përmes patrullës së Stacionit Policor Suharekë, e ka realizuar këtë detyrë me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet tjera relevante, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.