Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të ICITAP-it nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, atasheu Kimberly Riffe dhe asistent-atasheu për zbatimin e ligjit, Eric Littlepage.

Gjatë takimit të 20 nëntorit, palët u informuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë, punës së Policisë dhe përpjekjeve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Po ashtu u diskutua për nivelin e bashkëpunimit dypalësh dhe projektet e përbashkëta në fushën e sigurisë, të cilat vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të rendit në vend.