By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie
November 21, 2025
Thriller diplomatik para “orës zero”
November 21, 2025
Pije të nxehta dimërore që nuk kërkojnë radiator
November 21, 2025
Serbise zyrtarisht i hiqet medalja olimpike
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: `Gjuetia në Sarajevë`, autoritetet italiane hetojnë vrasjet e fëmijëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > `Gjuetia në Sarajevë`, autoritetet italiane hetojnë vrasjet e fëmijëve
Rajon / Botë

`Gjuetia në Sarajevë`, autoritetet italiane hetojnë vrasjet e fëmijëve

Kosova Times
Last updated: 2025/11/21 at 9:48 PM
Kosova Times Published November 21, 2025
Share
SHARE

Prokuroria italiane tashmë zyrtarisht ka filluar t`i hetojë pretendimet se gjatë luftës në Bosnjë, pasanikë të huaj kanë paguar shuma të mëdha parash për të marrë pjesë në të ashtuquajturën “Gjueti në Sarajevë” duke gjuajtur me snajper civilë të pafajshëm në Sarajevën e rrethuar

 

Pretendime për vrasje fëmijësh në Sarajevë, Italia hap hetim zyrtar

Rrethimi i Sarajevës nga serbët ishte një nga më të gjatët në historinë evropiane. U vranë 1 600 fëmijë dhe 14 mijë të tjerë u plagosën. Vendimet e gjykatave të OKB-së kanë raportuar se çdo i dhjeti fëmijë u qëllua nga snajperët.

Shteti italian tashmë ka hapur një hetim zyrtar mbi pretendimet se gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, pasanikë të huaj kanë paguar shuma të mëdha parash për të marrë pjesë në atë që është quajtur ‘turizëm snajperësh’, ku janë qëlluar civilë në Sarajevën e rrethuar.

Ky hetim u nxit vitin e kaluar nga dëshmitë e ish-oficerit të inteligjencës dhe sigurisë ushtarake të forcave te armatosura të Bosnjës, Edin Subashiq.

“Këta janë njerëz shumë të pasur, shumë të fuqishëm dhe me ndikim në komunitetet e tyre, dhe kjo është një nga arsyet pse ata kanë qenë të paprekshëm deri më tani. Nuk është se këto fakte nuk njiheshin në Itali, por hetimet nuk u hapën sepse ata, përmes ndikimit dhe autoritetit të tyre, ishin në gjendje t’i ndalonin ato. Deri tani ia dolën, megjithatë me sasinë e provave që detyroi prokurorin të hapte një hetim dhe me presionin e madh publik, mendoj se pushteti i tyre është tejkaluar dhe se tani diçka do të ndodhë”, tha Subashiq.

Hetimi u nis nga Ezio Gavazeni një shkrimtar italian i cili kishte mbledhur prova mbi pretendimet si dhe nga një raport i dërguar nga ish-kryetarja e Sarajevës.

“Po, kam dëshmi, madje edhe vetë Sarajevo Safari, dokumentari që në vitin 2022 e preku këtë temë, e ngriti këtë çështje. Ka dëshmi të familjeve që humbën më të dashurit, për shembull, një vajzë e vogël u godit nga snajperi derisa ishte në karrocë fëmijësh, Snajperi qëlloi foshnjën e jo prindërit e tyre, sepse qëllimi i snajperit ishte të shkaktonte dhimbje maksimale, jo vrasje, por vrasje me dhimbje maksimale”, tha Gavazeni.

Ndërkohë, ish-kryetarja e Sarajevës ka deklaruar se informacionin e parë për “gjuetarët e shpërblimeve”, e kishte siguruar nga një vullnetar serb i kapur rob.

” Në vitin 2022, pas publikimit të filmit ‘Sarajevo Safari’, unë, u trondita nga krimet që ishin kryer në Sarajevë gjatë rrethimit. Ne e dinim se snajperët po vrisnin njerëz, po vrisnin fëmijë, por nuk e dinim, se snajperë të huaj vinin në urne fundjave’ në Sarajevë për të vrarë fëmijët tanë dhe se ekzistonin madje edhe lista çmimesh. E kisha përgjegjësi morale dhe zyrtare për të vepruar, ndaj në vitin 2022 ngrita një kallëzim penal në Prokurorinë e Bosnjës, në departamentin për krime lufte, ku dorëzova gjithçka që dija në atë kohë nga vetë filmi”, tha Benjamina Kariç, ish-kryetare e bashkisë së Sarajevës.

Hetimi ka ringjallur kujtime të dhimbshme për boshnjakët, të cilët thonë se drejtësia është vonuar shumë për krimet e kryera në Bosnjë. Sarajeva u rrethua nga Ushtria e Republikës Serbe nga viti 1992 deri në vitin 1995. Rrethimi që zgjati 1.425 ditë, ishte një nga më të gjatët në historinë moderne evropiane. Më shumë se 1.600 fëmijë u vranë dhe 14.000 u plagosën.

You Might Also Like

“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”

Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie

Thriller diplomatik para “orës zero”

“Vuçiç nuk dëshiron një marrëdhënie partneriteti me BE-në, dhe tani kjo është e qartë për të gjithë”

Shtetasi serb dyshohet për aksident të rëndë trafiku me fatalitet në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times November 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times Kosova Times May 6, 2025
Spanja lë mbrapa Francën dhe kalon në finale
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa “rritje e tensioneve”, për të tjerët “gjë e mençur”
Superliga vazhdon sot me dy duele interesante
Nuk kalon propozimi i Çekisë për liberalizimin e vizave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?