Qëllimi i ushtrimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për reagim emergjent në incidente kritike, duke garantuar një reagim të shpejtë, efikas dhe efektiv ndaj çdo sfide në aspektin e sigurisë publike. Ushtrimi reflektoi bashkëpunimin e mirë institucional dhe përpjekjet e përbashkëta për krijimin e një ambienti të sigurt, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ushtrimi u ndoq nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, komandantët e KFOR-it, EULEX-it dhe FSK-së, si dhe eprorë të lartë nga Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se Kolonel Hoxha përgëzoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të institucioneve pjesëmarrëse, duke theksuar se Policia e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar për ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.