Dy persona janë arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, nën dyshimin për posedim të parave të falsifikuara.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur më 21 nëntor 2025, rreth orës 01:30, kur gjatë kontrollit të dy meshkujve kosovarë janë gjetur dhe sekuestruar 2000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt. Kartëmonedhat e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.
Bëhet e ditur se Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.




