Kampionia në fuqi e Kosovës, dominoi takimin, ku Rron Broja zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa Kristal Abazaj vulosi fitoren në minutën e 54-të.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 23 pikëve, njësoj si Ballkani dhe tre pikë pas lideres Prishtina, e cila sonte përballet me Malishevën në stadiumin “Fadil Vokrri”.