By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefat e ushtrisë së ShBA-së dhe Ukrainës takohen për herë të parë sy më sy
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefat e ushtrisë së ShBA-së dhe Ukrainës takohen për herë të parë sy më sy
Rajon / Botë

Shefat e ushtrisë së ShBA-së dhe Ukrainës takohen për herë të parë sy më sy

Kosova Times
Last updated: 2023/01/17 at 7:16 PM
Kosova Times Published January 17, 2023
Share
SHARE

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, udhëtoi afër kufirit midis Ukrainës dhe Polonisë të martën dhe zhvilloi takimin e parë sy më sy me homologun e tij ukrainas.

Ky takim vë në pah lidhjet në rritje midis dy ushtrive dhe vjen në një kohë kritike pak para se pushtimi rus i Ukrainës të shënojë njëvjetorin.

Gjenerali Milley zhvilloi një takim disa orësh me shefin e ushtrisë së Ukrainës, gjeneralin Valerii Zaluzhnyi, në një lokacion të pazbuluar në juglindje të Polonisë. Dy liderët kanë biseduar shpesh për nevojat e ushtrisë ukrainase dhe për situatën në fushëbetejë, por nuk ishin takuar asnjëherë sy më sy.

Takimi vjen në kohën kur komuniteti ndërkombëtar po intensifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën, përfshirë edhe trajnimin e ushtarëve ukrainas nga ShBA-ja dhe dhënien e raketave Patriot, tankeve, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe sistemeve të tjera të armëve nga ShBA-ja, shtetet evropiane dhe shtetet e tjera.

Po ashtu, lufta në Ukrainë gjendet në një moment kritik. Forcat ukrainase po zhvillojnë beteja të ashpra në rajonin lindor të Donjeckut, ku forcat ruse – së bashku me mijëra mercenarë të grupit Vagner – po tentojnë që të ndryshojnë rrjedhën e luftës, pas disa muajsh ngecje të Rusisë në fushëbetejë.

Zëdhënësi i gjeneralit Milley, koloneli Dave Butler, tha për gazetarët se gjenerali amerikan u takua me homologun ukrainas, pasi e ndjeu se ishte e nevojshme që të takoheshin fizikisht.

“Këta persona kanë folur në baza të rregullta për një vit dhe tani e kanë rastin që të njihen personalisht. Ata kanë biseduar në detaje për mbrojtjen që Ukraina po tenton të bëjë kundër agresionit të Rusisë”, tha Butler.

Butler tha se ka pasur shpresë që Zaluzhnyi do të udhëtonte për në Bruksel për një takim me NATO-n dhe shefat e tjerë të mbrojtjes gjatë kësaj jave, por të hënën u bë e qartë se ky udhëtim nuk do të ndodhte, prandaj takimi i shefave të ushtrisë së dy shteteve u zhvillua në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën.

Përderisa një numër i liderëve amerikanë kanë shkuar në Ukrainë, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka bërë të qartë se asnjë pjesëtar i personelit të uniformuar të ushtrisë nuk do të shkojë brenda territorit të Ukrainës.

Butler tregoi se Milley dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të lartë shkuan në vendin ku u mbajt takimi me një veturë.

Ai shtoi se ky takim do t’i mundësojë Milley që të kuptojë shqetësimet e Zaluzhnyit dhe të informojë më pas liderët ushtarakë gjatë takimit të shefave të NATO-s.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Pas disa muajsh humbjesh në fushëbetejë, Rusia së fundmi pretendoi se ka marrë kontrollin e qytetit të minierave, Soledar. Megjithatë, Ukraina ka thënë se luftimet në këtë qytet, që gjendet në lindje të shtetit, po vazhdojnë.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times January 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja liron dy të burgosur nga Guantanamo

Kosova Times Kosova Times February 24, 2023
Steinmeier: Gjermania do të mbetet partner i besueshëm për Kosovën
Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale
Çfarë po ndodhë në fqinjësi: Luftanija më e madhe “USS Gerald R. Ford” lundroi në Split
Burata me perime të pjekura – një recetë për një drekë të shijshme, të thjeshtë dhe të shëndetshme që fsheh një surprizë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?