RTSH
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Union ndërkombëtar që bashkon parti të qendrës së djathtë në botë. Sipas Partisë Demokratike, Berisha u zgjodh gjatë Asamblesë së CDI, të zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit, ku po ashtu u zgjodh edhe Presidenca dhe drejtuesit e rinj të këtij Unioni.
Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, ish-kryeministri i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban.
Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana
CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia.




