By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’
Lajme

Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Kosova Times
Last updated: 2025/11/23 at 10:38 PM
Kosova Times Published November 23, 2025
Share
SHARE

Pavarësisht mohimit të Beogradit zyrtar, nuk mungojnë zërat për zbardhjen e rastit “Safari i Sarajevës” dhe shumë rasteve të pazgjidhura të krimeve të katër luftërave që i shkaktoi Serbia. Kallëzimi penal kundër Vuçiqit ngërthen më vete prova të shumta që pritet ta ulin atë në bankën e të akuzuarve. Në rrethimin që zgjati 1425 ditë, u vranë më shumë se 1600 fëmijë dhe u plagosën mbi 14 mijë të tjerë.

 

Një kallëzim penal pranë prokurorisë së Milanos, kudër Aleksandër Vuçiqit, si pjesë e të ashtuquajturit “Safari i Sarajevës”, nga gazetari kroat Demagoj Margetiq, pritet t’ia hapë rrugë hetuesisë për të vënë drejtësinë në vend. Në një deklaratë për RTK-në, Margetiq nënvizon se ka prova të shumta që dëshmon prezencën e Vuçiqit në të ashtuquajturën ekspeditë të vdekjes. Njësia paramilitare e Batalionit Çetnik të Sarajevës së Re, të komanduar nga Slavko Aleksiq, pjesë aktive e së cilës ka qenë presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiq, dyshohet se ka organizuar “Safari njerëzore” në pozicionin e varrezave hebraike, gjatë rrethimit të Sarajevës.

“Aleksandër Vuçiq ishte anëtar i asaj njësie nga viti 1992-1993. Ka qenë i pranishëm fizikisht dhe ajo që është interesante, ai mbante një të ashtuquajtur pushkë “PAP” me shënjestër optike, një pushkë snajper, armë e prodhuar nga fabrika “Crvena Zastava” e ish-Jugosllavisë. Një provë tjetër e rëndësishme është një deklaratë e Mirko Blagojeviqit, një komandant ushtarak në rajonin e Bosnjë dhe Hercegovinës, ku pohon se në vitin 1992 Aleksandër Vuçiq ka ardhur si vullnetar ushtarak, nën komandën e Slavko Aleksiqit, i pozicionuar te varrezat e hebrenjve”, tha Demagoj Margetiq, gazetar hulumtues.

Sipas Kallëzimit penal në Prokurorinë e Milanos, thuhet se ekzistonte një “listë çmimesh” për të ashtuquajturin “Safarin e Sarajevës” për të huaj të pasur, mes tyre amerikanë, kanadezë, rusë dhe italianë. Gazetari kroat nënvizon se në njësinë e Slavko Aleksiqit ka pasur vetëm dy persona që flisnin gjuhë të huaja: Aleksandër Vuçiq dhe Zlatko Novakoviq, të cilët shërbenin si ndërmjetës me të huajt që merrnin pjesë në gjuajtjet ndaj civilëve.

Për këtë, Margetiq thotë se ka dëshmi dhe deklarata të personave që kanë qenë në atë njësi.

“Anëtarët e njësisë së Aleksiqit ishin njerëz primitivë, që nuk flisnin as gjuhën serbe si duhet. Dy të vetmit që flisnin gjuhë të huaja ishin Aleksandër Vuçiq dhe Zlatko Novakoviq. Zlatko Novakoviq njihej edhe si Zak Novak. Ai kishte ardhur nga Nju-Jorku si vullnetar dhe ishte me Vuçiqin në atë njësi. Ka madje edhe fotografi të Zak Novak. Interesante është se Zlatko Novakoviq, sot, në kohën kur po flasim, është po ai Zlatko Novakoviq nga varrezat hebraike. Ai është një nga njerëzit kryesorë të rrethit të Vuçiqit sot në Beograd”, tha ai.

Gazetari Margetiq, i cili pret ta shohë Aleksandër Vuciqin dhe të tjetër për krime gjatë luftës në Bosnjë, nënvizon se ka mjaft prova, duke marrë për bazë faktin se ka të dënuar më krime lufte memë pak prova sa ekzistojnë për Vuçiqin.

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Kosova Times November 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
KulturëLajme

Në sofrën poetike të Matit: Kur poetët bëhen një frymë

Kosova Times Kosova Times September 28, 2025
Kurti në Greqi, merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar SYMI
Kurti nga Klinika e Gjinekologjisë: Investim 5.5 milionë euro
Nëna e Navalnyt i kërkon Putinit t’ia dorëzojë trupin e të birit
Horoskopi ditor për 24 gusht 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?